Sportivet zvicerane shënjestrojnë Xhakën për golin e falur dhe e quajnë Shaqirin “njeri dhe sportist klasi”

Siç pritej mediat sportive zvicerane janë marrë gjatë sot edhe me sjelljen e 5 shqiptarëve të formacionit të kombëtares së tyre të futbollit. Shkruan tabloidi Blick në numrin e sotëm: “Xhaka e fali topin në minutën e 84-t. E pashpjegueshme. Komentatori Sascha Rueger lëshon një psherëtimë i dëshpëruar: Pse e bërë këtë Xhaka? Çfarë ishte kjo? Mjaftonte ta shtyje topin”. A mos ndoshta në këtë moment zemra shqiptare e 19 vjeçarit rrahu më fortë, pyesin shikuesit. A deshi ai që të mos lëndojë më shumë tifozët shqiptarë në stadium? Apo ishte thjesht një gabim?”
Kurse Xhaka vetë citohet të jetë përgjigjur: “Për mua nuk ishte e rëndësishme shënoj apo jo, rëndësi kishte që ekipi të fitonte. Nuk ishte një lojë e lehtë për mua. Për herë të parë në karrierë më kanë fishkëllyer”.
Kurse portali Sport.ch merret me shqiptaro-zviceranin tjetër Shaqiri.
Shkruan Sport.ch: “Xherdan Shaqiri është krenar për rrënjët e tij shqiptare dhe e thekson gjithmonë këtë. Por kjo sjellje fatkeqësisht nuk mori përgjigjen e ndërsjellë. Në Lucernë ai është fishkëllyer dhe sulmuar vazhdimisht me objekte. Nuk ishin dhjetë, as njëqind, por mijëra njerëz që e fishkëllenin atë pa ndërprerje. Shaqiri ishte i qetë, i drejtë, i mirë. Para ndeshjes përshëndeti çdo kundërshtar. Pas ndeshjes i përqafoi të gjithë, siguroi një bluzë shqiptare dhe duartrokiti publikun.. Tregoi emocionalisht klasin e tij si lojtar, por edhe si njeri. Sa keq që shumë njerëz nuk e vlerësojnë këtë”
Comments
shaqiri nuk duhej t'a kishte
shaqiri nuk duhej t'a kishte bere ate gol. Ne hale te gomareve te vente karriera prej futbollisti te mirepaguar ne Zvicren e pasur. E rendesishme eshte te kene mendim te mire per te ca pijanece te ngazellyer...
Add new comment