Ndrea i shton 21 janarit edhe një "snajper që do vriste Berishën". Provat? Thotë që "kishte marrë disa informacione"

Postuar në 12 Shtator, 2012 06:34

Sa herë ka seanca pyetjesh për 21 janarin, Garda e akuzuar për vrasjen e 4 protestuesve, nxjerr nga një dëshmi të re, të cilat nisin të gjitha me shprehjen "morëm informacione". Kësaj here kreu i Gardës, për të cilin akuza thotë që është autor i drejtpërdrejtë i së paku njërës nga vrasjet, thotë që "kishte  marrë informacione" që  Berishën do ta qëllonin me një snajper. Nuk kuptohet nëse sipas Prendit snajperi ishte aty vërdallë apo thjesht "ishte porositur" (në Gjermani – thotë kryegardisti) dhe nuk kishte ardhur për ndonjë arsye, gjithsesi agjensia Balkanweb raporton sa më poshtë vijon:

"…Për afro një orë, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi rrëfeu në gjykatë për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në Tiranë. Ndrea Prendi, i cili përballet me akuzën e vrasjes, i tregoi gjykatësit Besnik Hoxha dhe 2 anëtarëve të trupës gjyqësore se Garda kishte marrë informacione se do të sulmoheshin institucionet, Parlamenti dhe Kryeministria. Një tjetër detaj i rëndësishëm në dëshminë e zotit Prendi ishte fakti se Garda kishte marrë informacione se persona të inkriminuar kishin porositur snajpera në Gjermani dhe do të qëllonin kryeministrin Berisha, në momentin që do të largohej nga Kryeministria për në shtëpinë e tij…". - A.N.

Më shumë:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/21-janari-prendi-kishim-...

Në foto:

Kreu i Gardës dhe Kryeministri, në 24 janar, 3 ditë pas vrasjeve në Bulevardin e Tiranës (LSA)

Comments

Submitted by Vali (not verified) on

Disgusting

Submitted by Anonim (not verified) on

Kafshe qe te dy ne foto.Do vije dita qe do paguajne per jetimet qe lane.

Submitted by ert (not verified) on

Po kush i beson keto more aman? Po keto jane perralla.

Po mire e zeme se keto qenkan te verteta, po filmimet nga kryeministria pse u fshin?!!!! Ato mund te ndihmonin ne zbulimin e te ashtequajturve " Puciste".

Genjeshtra te shpifura.

Shtet prej kartoni eshte Shqiperia. Kjo ehste e verteta.

Submitted by davidi (not verified) on

se si ka shpetuar ai berishe ne 21 janar nga sulmi i gjithanshem: snjaper, njeri-bombe, thika me helm, cadra pistolete, makine e mbushur me dinamit, sms tronditese, viruse njerezore dhe elektronike, vagina me dhembe... allahu e di.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.