Një film për Muhametin, vrasja e një ambasadori të SHBA-ve, dhe … Clash of Civilizations?

Postuar në 12 Shtator, 2012 08:57

“Pafajësia e Myslimanëve” quhet filmi që është prodhuar nga disa egjiptianë të krishterë (koptë) me banim në SHBA, e që është bërë shkak mobilizimesh anti-amerikane në disa vende të Lindjes së Mesme (është një film 120 minutësh, në të cilin profeti Muhamet përshkruhet si një i çmendur, mashtrues, i dhënë pas femrave e pedofil). Në njërën prej protestave, në atë të Libisë, kanë vrarë ambasadorin amerikan, dhe diplomatë të tjerë, gjë që ka provokuar shqetësim e alarm në SHBA. Është një ngjarje që mund të ketë ndikim dhe në fushatën elektorale, gjë që u vu re menjëherë pasi u mor vesh ajo që kish ndodhur në Bengasi. Stafi i kandidatit Romney doli me një deklaratë, ku thuhej: “Në reagimin e parë të administratës së Obama-s, në vend që të dënohej sulmi i bërë mbi ambasadën amerikane, u shpreh simpati ndaj agresorëve, dhe kjo është e padenjë”.

Shtëpia e Bardhë ka shprehur simpati për agresorët? Në fakt, ky është një lexim që grupi i Romney-t i bën asaj pjese të deklaratës së Obama-s, ku pasi dënohej sulmi, kërkohej respekt për fetë e besimet fetare. Duket i sforcuar si lexim, apo jo? Dhe kemi të bëjmë me impaktin më të parë të kësaj ngjarjeje në fushatë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>&nbsp; Reagimi me i drejte erdhi nga Vatikani. Pasi denoi dhunen dhe vrasjen e 4 amerikaneve&nbsp;Selia e Shenjte&nbsp;e cilesoi filmin si nje provokim te paster dhe te panevojshem. Plotesisht dakort. Ti ke te drejten&nbsp;per lirine e fjales, por kete te drejte nuk duhet ta perdoresh per te fyer apo tallur hyjnite dhe simbolet e popujve apo feve te tjera.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.