EIU parashikon vonim të privatizimeve të planifikuara në Shqipëri

Postuar në 13 Shtator, 2012 00:33

Në raportin e fundit për Shqipërinë të “Economist Intelligence Unit” (EIU), një suplement periodik i revistës britanike “The Economist”, përveç parashikimit për ardhjen e opozitës në pushtet në Shqipëri në 2013, bëhet edhe parashikimi se disa nga privatizimet e planifikuara nga shteti shqiptar mund të vonohen.
Shkruan EIU: “Klima e investimeve në Shqipëri ka gjasa të vazhdojë të mbesë nga më të egrat në rajon. Paaftësia e administratës publike dhe sistemit të drejtësisë, korrupsioni i kudondodhur, furnizimi jo i mjaftueshëm me energji elektrike dhe infrastruktura jo e përshtatshme përbëjnë problemet kryesore për klimën e investimeve.”
Pikërisht duke u nisur nga këto kushte, EIU parashikon se disa nga privatizimet e mëdha të pritshme, si Albpetroli dhe disa hidrocentrale, mund të mos realizohen në kohën e planifikuar.
Raporti i mësipërm i EIU është dërguar në shtypshkronjë në 24 korrik 2012.
Për më tepër rreth EIU-së:
http://www.eiu.com/site_info.asp?info_name=about_eiu
E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.