Top Channel, TV Klan, TVSH etj., më keq se TV-ja koreano-veriore…

Në të gjitha emisionet e sotme të lajmeve në televizionet e Tiranës, zinte një vend të rëndësishëm fjalimi i përjavshëm i Berishës në mbledhjen e qeverisë. Dhe kryefjala e fjalimit të tij ishte “sihariqi” që në këtë vendin tonë të mrekullueshëm “tregëtia është rritur me 25,6% këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar”. Në qoftë se një kryeministër në një vend normal demokratik do të kishte dhënë një “sihariq” të tillë në mbledhje të qeverisë, televizionet në atë vend do të kishin si kryelajm lajmin “KRYEMINISTRI YNË ËSHTË ÇMENDUR!”. Kjo, sepse edhe në Korenë e Veriut nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryeministri të deklarojë se volumi i tregëtisë është rritur “25,6% këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar”.
Ndërsa TV Klani, Top Channel-i, TVSH-ja etj. transmetuan kronikën e zgjeruar të mbledhjes së qeverisë, ku Berisha dha këtë “sihariqin” e mësipërm, dhe vazhduan me kronikat e tjera, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Vetëm Vizion Plus nuk u tregua “koreanoverior”, sepse përkrah kronikës së mbledhjes së qeverisë, dha edhe një lajm për raportin më të fundit të INSTAT-it për shitjet me pakicë, i cili tregonte se, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë jo vetëm që nuk u rrit, por u ul 1.2 përqind ( http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=a... ).
Ndërsa në respublica.al u publikua një koment i shkurtër rreth kësaj thagme të Berishës, fill pasi e nxori nga goja (http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/12/rama-eshte-i-ngr... )
E.Zaloshnja
Comments
Kjo asht ma se e vertete ne
<p>Kjo asht ma se e vertete ne kamunistat genjejne. Rritja o 26% aq sac e don Doktori, ne ket se lu topi.</p>
Ku dallojme ne si komb me
Ku dallojme ne si komb me Anglezet!!!
Ne nje poll te sotem tabloidi "the Sun" eshte media me pak e besueshme dhe e ndjekur nga publiku anglez. Kushdo qe njeh shtypin anglez nuk gjen ndryshim te madh cilesor mes tabloideve/gazetave senscionaliste angleze, madje the Sun ka pasur ne vite edhe scoope interesant dhe investigime te mirrefillta me interes te Larte publik. Qendrimi I publikut ndaj Sun ka te bej perveçse nivelit te ulet dhe paçavur te nje gazetarie te tille, tek diskretitimi i dinastise Murdoch dhe pozicionimi I paskrupullt I pronarit te kesaj media ne jeten politike dhe shoqerore angleze.
Tek ne, shqiptaret ende blejne dhe shohin ne mase programet e qelbura nga qenefi I Klanit te Sandrit apo ato te Tacit, Irfanit etc... Shumica e shqiptareve nuk kuptojne se Jane duke promovuar dhe mbeshtetur te tilla monstra dizinformimi dhe duke pasuruar te tilla krimba te qelbur.
Imagjinoni qe ne 5 apo 10 vjet te kemi KM Sandrin apo Tacin, si puna e Berluskes, apo ca me keq te luajne rrolin qe Murdoch ka tentuar te luaje ne deformimin apo influencimin e demokracise Britanike.
Mos e dhente zoti - Sandri si KM dhe Fevziu Si president nishani. Por kjo mund te ndodhe fare lehte nese I lejojme ketolloj felliqesirash te shumohen e fuqizohen.
Add new comment