Me të thënë moldave ty, si të vjen - i thotë Tom Doshi - Topallit

Debati për ndryshimet kushteutese të propozuara nga PS, ndër to edhe zgjedhja e organeve kushtetuese me votë të cilësuar e jo e votë të thjeshtë, është hedhur poshtë nga PD. Seanca ndërkohë ka pasur “highlight”-et e veta të fyerjeve e onfedimeve çka ka degjeneruar deri në sherr. Duket se ka qenë përdorimi i vazhdueshëm i termave “moldavë” dhe “skenar moldav” nga ana e kryetarit të Komisionit të Ligjeve Rusmalji, siç raporton shqiptarja.com që ka shkaktuar reagimin e Tom Doshit. Shqiptarja.com boton edhe pjesë nga debati i zhvilluar dje në sallë, pjesë të të cilit po i japim më poshtë.
RUSMAJLI: ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë shpëtuar këtë vend nga skenari moldav, dhe ko është një arritje shumë e madhe kushtetuese e klasës politike. Nuk ka skenar më të rrezikshëm se ai që quhet skenari moldav. Ju nuk po bëni për vete juristët more. Të gjithë kundër se nuk mbështetet në Kushtetutë. Nuk jeni çmallur, doni të flini me të që kërkoni ta shihni prapë? Të flinim ne, s'na pëlqeu. Do të vendosim t'ju rrëzojmë në parim. Po doni ta shtyjmë e ta shqyrtojmë në kohë tjetër.
XHAFAJ: Ju e keni të paravendosur.
RUSMAJLI: të lanë në baltë juristët.
XHAFAJ: Se ka fjetur apo flirtuar me draftin, s'e di çfarë ka bërë Rusmajli. Jemi në kohën e nevojshme ta realizojmë.
TOPALLI: Nuk iu afrua askush nismës suaj.
(debat për të ftuarit)
XHAFAJ: Ftuat çiliminj
ETHEM RUKA: Mjaft, mbylleni këtë punë, po flisni kot. S'kemi pirë ujë. Po na bëni presion.
RUSMAJLI: Jeni bërë si moldavë...

DOSHI: Si merr gucimin ti me i thënë “moldavë”. Mbylle gojën e të jetë hera e fundit. Ti, me ca të tjerë këtu. Unë s'mund të të lejoj ty të më thuash moldavë.
TOPALLI: Më fal! Hoxha pa mikrofon!
DOSHI: Me të thënë moldave ty, si të vjen?
HOXHA: Mos kërcëno! S'të vjen turp!
DOSHI: ... pse çfarë tha ai? Jo,turp të kesh ti.
Etj.
k.c.
Comments
Pse e keni censuruar Dom

Pse e keni censuruar Dom Doshin?

Versioni juaj: DOSHI: Si merr gucimin ti me i thënë “moldavë”. Mbylle gojën e të jetë hera e fundit. Ti, me ca të tjerë këtu. Unë s'mund të të lejoj ty të më thuash moldavë.

Versioni origjinal: Doshi: Si merr guximin ti me i thënë moldave?! Se ta q... racën mu aty ku e ke. Mbylle gojën, dhe të jetë hera e fundit. Ti me ca të tjerë këtu. Unë s’mund të lejoj ty të me thuash Moldave.

Add new comment