KQZ, Topalli lobon për këshilltaren, Berisha për këshilltarin, në garë edhe Celibashi. Rikthehet Hoxha (Artan)

Mediat kanë nisur të lakojnë emra për kreun e ri të KQZ-së dhe merret vesh që Topalli lobon për të zgjedhur këshilltaren e saj juridike Lefteri Lleshi (anëtare e KLD-së), por në garë është edhe Ilirjan Celibashi, ndërkohë që “rikthehet nëpër gara” edhe ish-kandidati për President, Hoxha (Artan).
Shkruan e përditshmja “Shekulli”: “...Ashtu siç pritej gara e hapur për qytetarët për të konkuruar për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duket se ka qenë më shumë një formalitet. Edhe pse në Kuvend një numër i madh kandidatësh ka dorëzuar dosjet për të garuar, vetëm 5 prej tyre do të merren seriozisht nga partitë politike, ndërsa pjesa tjetër pothuaj janë të skualifikuar që në fillim. Mësohet se lufta më e fortë do të zhvillohet midis ish Kryetarit të KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe këshilltares juridike të kryeparlamentares, Lefteri Llefshi, e cila njihet si njeriu i besuar i Topallit. Të dy kandidatët gëzojnë mbështetjen e dy partive kryesore, i pari Ilirjan Celibashi që mbështetet fuqimisht nga e majta, por që mund të prishte edhe ekuilibrat parlamentare duke përfituar vota nga Fatmir Mediu apo dhe Lëvizja Socialiste për Integrim - nga ana tjetër Lefteri Lleshi, e cila është aktualisht këshilltare juridike e Topallit në parlament. (Lleshi është zgjedhur nga Kuvendi edhe si anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë falë lobimit të fortë të kryeparlamentares Topalli). Gara rikthen përsëri në skenë edhe emrin e ish-kandidatit disaorësh për President, Artan Hoxhës. Në tavolinë janë edhe disa emra të tjerë, një nga kabineti i Berishës, Oerd Bylykbashi, e pastaj Çlirim Gjata, si dhe anëtari aktual i KQZ-së, Kristaq Kume...” – A.N.
Në foto: Tension në KQZ mes përfaqësuesit ligjor të PS Genc Gjoncaj dhe drejtorit të KQZ Alfred-Spahiu gjatë hapjes së kutive
Comments
Detaji me interesante qe
<p>Detaji me interesante qe gjeta ne artikullin e mesiperm eshte fotoja qe e shoqeron ate.Seç me dha nje ndjenje humori, ndoshta dhe pak i hidhur.Te them te drejten nuk njoh asnjerin nga te dy.por ne qoftese veren me kujdes foton,do te kuptosh menjenere se kush eshte drejtori i KQZ,e kush eshte perfaqesuesi ligjor i PS. Sipas mendimit tim ai me i gjati ka nje fetyre me njerezore,dhe nervozmi i permbajtur qe shpreh portreti i tij,shoqeruar me nje lloj ironie,te len pershtypjen se duhet te jete z,Gjoncaj, perfaqesuesi i PS, ndersa ai me i shkurti me konturet e ashpra katrore te kokes,me nje shprehje tejet fodulle te ngarkuar me agresivitet, qe besoj se i "buron" nga qenit zyrtar(jo se eshte me i forte) duhet te jete drejtori i KQZ z.Spahiu. Kjo nuk do te thote qe PS nuk ka fetyrat e saj te "tharta". Por rasti ne fjale me krijon kete realitet.Uroj vetveten qe te mos kem gabuar. Perndryshe......................................................................................................................................... . </p>
Figure interesante eshte dhe
<p> Figure interesante eshte dhe juristja nga Librazhdi Lefteri Leshi,antare e keshillit te larte te drejtesise.Nje bije komunistesh te flakte,nje nuse oficeri te sigurimit tashme biznezmen,ish punonjerse e shikut te Fatos Klosit.Si nderthuren gjerat.Nuk eleshojme pushtetin ne komunistet jo edhe pse bejme llam llam sikur i shajme komunistet.Sa per Artan Hoxhen kam bindjen se eshte me i felliqur se hajduti i vajit Olim Arben Ristani.</p>
Add new comment