Kejt Midëllton topless – janë mediat e Berluskonit që i publikojnë!

Postuar në 15 Shtator, 2012 06:59

Revista Italiane ‘Chi’ do të publikojë fotot topless të Kate Middleton, Dukeshës së Kembrixhit, të publikuara në revistën simotër Closer, në Francë.

Revista e thashemthemeve do të publikojë një speciale 26 faqesh të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit gjatë pushimeve të tyre ën jug të Francës, sipas BBC.

Edhe pse publikimi i fotove të Kejtit në revistën franceze u konsiderua nga zëdhënësi Mbretërisë si një thyerje “groteske dhe tërësisht e pajustifikueshme” e privatësisë së çiftit mbretëror, çka do të çojë në pretendime ligjore të tyret ndaj revistës, Chi ka planifikuar megjithatë t’i botojë fotot topless.

Kryeredaktori Alfonso Signorini tha: "fakti që këta janë mbretërit e ardhshëm të Anglisë e bën artikullin akoma më interesant. Tema është serioze sepse tregon në një mënyrë natyrale mënyrën e jetëesës së një çifti të dashuruarish të famshëm, të rinj dhe mjaft modernë.

Si Chi dhe botimi francez Closer janë pronë e “Mondadori media group”, nën pronësi të Silvio Berluskonit që e ka blerë Closer më 2006. Skandali i fotove topless pritet të jetë një betejë ligjore në fakt mes Berluskonit dhe Familjes Mbretërore Angleze.

E çuditshmja është që avokatët e Berluskonit nxituan të ngrinin padi më 2009 për fotot e botuara nga spanjollja “El Pais” e të marra me të njëjtën teknologji të fotografimit në distancë. Avokatët e kavalierit argumentuan se ishte thyer privatësia e ish-Kryeministrit italian të asaj kohe, me fotot të cilat tregonin festat erotike (ku merrte pjesë i eksituar edhe ish-Kryeministri çek Mirek Topolanek) në pishinën e vilës së Sardenjës. Vetë Berluskoni e pati quajtur “një sulm skandaloz ndaj tij”.

k.c.

 

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky eshte turp dhe gjithçka qe shkon keq me ketelloj gazetarie gjirizi.
Tema do te bente mire te permbahej ne botimin e ketyre fotove.
Nuk eshte thjesht dhe vetem ceshtje etike profesionale por mbi te gjitha dinjiteti njerezor dhe respekti te privatetit tone.
Askush (perfshire edhe keta idiote qe Kane komentuar me siper) nuk do te deshironte qe tu nxirrnin fotot nudo te nxjerra ne menyre kriminale te mamave, motrave apo grave te tyre.
Kjo duhet te ishte çeshtja edhe ne Shqiperi dhe Merua do te tregonte maturitetin e nje medie serioze, moderne dhe larg te qenit tabloid , duke I hequr keto foto nga faqja online.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.