Në zgjedhjet e SHBA do të vendosin... gratë!

Postuar në 16 Shtator, 2012 03:08

Shenjat e betejës presidenciale amerikane kanë qenë të dukshme gjatë gjithë të vitit. Në një analizë, The Economist përshkruan se shenja e parë u ndje kur gruaja e një kandidati u akuzua se " nuk kishte punuar asnjëherë, as dhe një ditë në jetën e saj", pastaj më vonë kur një studente u quajt "zuskë" vetëm se kërkoi që plani i kujdesit shëndetësor duhet të përfshijë kontraceptivë falas, dhe përfundimisht mbërritën frazat e reja në leksikun politik të betejës, të tilla si "përdhunim" dhe "verifikim i detyrueshëm transvaginal me ultratinguj". E gjitha kjo, sepse po luftohet për votën e grave amerikane.

Beteja “e idhët” për të marrë votat e grave amerikane nuk është befasi. Në vitin 2008 Barak Obama fitoi votën femërore me 13 pikë diferencë (56% -43%). Kundërshtari i tij këtë rradhë, Mitt Romney, nëse dëshiron të fitojë duhet të bëjë shumë më tepër se ç’bëri John McCain para 4 vitesh. Sipas statistikave Femrat tejkalojnë burrat në votime (me 10milionë në zgjedhjet e fundit amerikane), ato rezulton se të votojnë në përqindje të larta (60% kundrejt 56% në vitin 2008), dhe kanë tendencë për të votuar Demokratët. Avantazhi i Obamës tek gratë është ende i dukshëm, edhe pse pak më e dobët tani se para 4 vitesh (53% -43%). Për më tepër, avantazhi i Romney-t ndaj Obamës tek votuesit meshkuj thuajse është rrafshuar.

Grupet e fokusit tregojnë se gratë e shohin ekonominë nëpërmjet një lenteje shumë më personale se sa burrat. Ato vlerësojnë se si shkojnë gjërat për familjen e tyre, situatën në tavolinën e ushqimit, dhe ato i mirëkuptojnë vështirësitë me të cilat Obama është përballur. Për më tepër, pas ekonomisë, për gratë vijnë dy çështje të rëndësishme: ato shqetësohen për arsimin (përfshirë koston në rritje të universitetit) dhe kujdesin shëndetësor. Ndaj, ato janë për Obamën.

Sa mund të vendosin gratë shqiptare fatet e një palë zgjedhjesh? Turi i Ramës me gratë në bazë, është  një sinjal. Mbetet Përvoja e deri sotme, ka treguar se llogaritë e pikëve të shtresave të ndryshme të elektoratit, janë bërë me thasë me miell.

N.S.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.