Spahiu pyet, se pse Berisha nuk flet për origjinën e vet; por nuk jep përgjigje

Postuar në 15 Shtator, 2012 12:59

Një shkrim i Kreshnik Spahiut nis me një vëzhgim, i cili ka lidhje me origjinën e kryeministrit Berisha: “Përveç emrit dhe mbiemrit të [Sali Berishës], shqiptarët dhe opinioni i huaj kurrë nuk mësuan diçka më shumë. Ai ka preferuar të heshtë. Për 22 vite ai kurrë nuk foli për prindërit e tij, origjinën, arsimin, traditat, punësimin e tij, madje për më shumë, kurrë nuk e dëgjuam të flasë asgjë për familjen ku u lind dhe u rrit, gjyshërit, hallat, xhajat, vëllezërit dhe fisin e tij. Ne kurrë nuk arritëm të njohim shtëpinë ku u lind dhe u edukua, shkollën dhe fëmijërinë e tij. 22 vite ne i mësuam emrin dhe mbiemrin dhe asgjë më shumë. Para tij Shqipërinë e sundoi për disa vite Ramiz Alia, Enver Hoxha, Ahmet Zogu…”

Më pas, Spahiu flet për bëmat e Berishës gjatë dy dekadave të fundit, dhe e mbyll shkrimin me këto fjalë: “Ka shumë që pyesin se si arriti në këtë ditë tragjike njeriu, i cili na qeverisi këto 22 vite? Përgjigjja është e thjeshtë, ai nuk ka mëshirë dhe dashuri për askënd, ashtu siç fshehu prindërit, gjyshërit, fisin, arsimimin, traditat, kulturën dhe shtëpinë ku lindi dhe u rrit, te e cila në këto 22 vite nuk ka shkuar as 2 herë për ta vizituar, atëherë pse u dashka të na dojë ne, popullin apo Shqipërinë? Të jetë frikë nga fëmijëria? Të jetë mungesë dhembshurie për çdokënd? JO! Ai thjesht e urren Shqipërinë dhe shqiptarët.”

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2012/09/15/ai-e-urren-shqiperine/

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.