Çfarë është skenari moldav, molla e sherrit mes Rusmajlit e Tom Doshit?

Postuar në 16 Shtator, 2012 06:02

“Skenari moldav” ishte kryefjala në seancën dëgjimore për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste para 2 ditësh. Ai u bë sebep edhe për nxehje gjakrash dhe shpërthime deri në fyerje të tipit “kujt i thua moldave ti”. Ky term i referohet skenarëve bllokues në parlamentin Moldav gjatë krizës për zgjedhjen e Presidentit më 2009, kur nevojitej shumicë e cilësuar. Pamundësia për të marrë dhe një votë për të plotësuar kuorumin e nevojshëm nga partia që fitoi zgjedhjet, çoi në zgjedhje të parakohshme. Për zgjedhjen e Presidentit nevojiteshin 61 vota nga 101 deputetë që ka parlamenti moldav. Kjo bëri që presidenti në dalje, Voronin të qendronte për gati një vit në zyrë si “President në detyrë”, në pamundësi të zgjedhjes së një presidenti. Zgjedhjet u përsëritën dy herë derisa vetë Vladimir Voronin dha dorëheqjen sepse qendrimi më i gjatë në detyrë sipas tij “po bëhej ambig  dhe  idyshimtë”.

Gjatë sherrit në parlamentin shqiptar deputeti Rusmajli akuzoi se qëllimi i këtyre ndryshimeve është të krijohet hapësira për një skenar moldav, pra bllokues me shumicën e cilësuar, ndërsa PS reagoi duke thënë që Shqipëria nuk është Moldavi.

Në fakt, do ishte mirë të ishte Moldavi. Në zgjedhjet e 5 prillit 2009 pas protestave të opozitës për manipulime presidenti komunist Voronin urdhëroi rinumërim dhe hapje të kutive të votimit. Moldavia ka votuar dhe ligjin që dënon krimet e komunizmit dhe ligjin për hapjen e dosjeve.

n.s.

Comments

Submitted by aldo (not verified) on

o muc nano pse nuk flet ne kete shkrim edhe per injorancen e deputetit socialist qe ngaterron skenarim moldav me prostitutat apo si perkrahes i ps qe je hesht .turp nga ps dhe nga  ti

Submitted by ilir (not verified) on

Faleminderit qe na keni sqaruar skenarin moldav. Shkrimi eshte shume informativ. Por nuk ju ka rene ne sy se me cfare deputetesh jemi perfaqesuar? Nuk ju shqeteson? PS qe kerkon te fitoje zgjedhjet nuk do te ndryshoje shume nga ata qe i kritikon kjo faqe 7/24. Imagjinoni Tom Doshin minister drejtesie ose minister i brendshem? Me mire Flamuri i Berishes, eshte me kualitativ. Edi Rama duhet te kishte ciceruar me kete rast, se edhe ky eshte alarm bucites. Po nuk e ben. Mediat s'mund ta kaloje symbyllur. Neqoftese i permbahen misionit te tyre ...

Submitted by bio-metri (not verified) on

te kishte ca si Tom Doshi PS-ja nuk do ti merrte asnje Sali i madh dhe i vogel per zhelesh sic po i marrin. Mungesa e kunderpergjigjeve ndaj agresivitetit ne rritje te PD-se ka sjelle kete situate ku PS ka frike te bej dhe mitingje se i vrasin si lepurusha. Saliu eshte derr dhe derri dihet ca do. Keta dy tre komentatoret ketu e kapin me llafet e Tomes. Po sa kercenime ka bere ai fare burri qe eshte rritur me lope ne Vicidol dhe nuk i di njeri akoma as emrin e mamase a e pyesin veten keta? Po sa njerez ka vrare ai maskara a e pyesin veten keta? Pupu sa e rrezikshme qenka kjo batut e Tomes dhe sa qytetar e kemi Saliun, Rusmalin dhe Jozefinen. Pupupu cfar turpi mor Tom si jua paske then ate llaf kryeqytetarve te Shqiperise, mos bre burr..

Submitted by Albi (not verified) on

Mbase ke te drejte qe po te kishte me shume si Toma do ishte PS-ja ajo qe do e merrte Saliun per zhelesh.

Po me thuaj pak cfare do ndodhte me popullin shqiptar? Se ai qe merr politikanet e tjere per zhelesh per popullin nuk ka per t'iu bere kurre vone.

Submitted by syri i keq (not verified) on

Ke bere gabim te madh mor Tom Doshi. Merr mor djale shembull nga {Sali Berisha sa i kulturuar eshte kur flet. Si nuk nxjerr nje fjale te rende nga goja... Merr shembull nga Jozefina zoteri, cfare zonje grua eshte ssa qete dhe sa bukur flet me ate shqipen e pasur dhe te paster dhe kurre nuk ia nxe goja nje fjale te keqe per kerrkend ne kuvend. Si mor Tom paske thene gjithe ate llaf te madh more dhe nuk mer shembull nga keta burra e gra qe ndrijne me shembullin e tyre emancipues more? ?? E mor Tom mor Tom sa ke gabu, na e helmove fare situaten, sa te paster e kemi patur deri dje mor shok, ah more ah...

Submitted by noli (not verified) on

Te mos ikim nga tema, qe nuk ka te beje me fjalorin e perdorur por me injorancen dhe nivelin jashtzakonisht te ulet te Tome djalit. Rama s'mund tallet as me Dash tifozin e as me Mul doktorin e PDse.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.