Loja e PS-së dhe PD-së me EMËRUESIN e borxhit publik

Postuar në 15 Shtator, 2012 12:40

Në takimin që PS-ja organizoi sot në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë për të demonstruar se sa keq po shkon ekonomia shqiptare dhe për t’u treguar shqiptarëve sesi mund të rilindë ajo, Mimi Kodheli dhe Shkëlqim Cani përmendën shifra tronditëse rreth borxhit publik – e para në lekë dhe i dyti në dollarë.
Kodheli tha se borxhi publik ka shkuar mbi 800 miliard lekë dhe tregoi sesi ai është rritur nga viti në vit për të ardhur në këtë nivel. Ndërsa Cani tha se borxhi është dyfishuar gjatë qeverisjes së PD-së, duke përmendur shifrën 4 miliardë dollarë për shtesën.
Si shifrat e Kodhelit, edhe të Canit janë më se të sakta, por ato nuk janë të duhurat për të demonstruar problemin që kemi me borxhin publik – atyre u mungon emëruesi…
Është më se e vërtetë se borxhi ka arritur mbi 800 miliardë lekë ose që është shtuar 4 miliardë dollarë në 7 vjet, por edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur rreth 5 miliard dollarë në 7 vjetët e fundit (kjo, sipas Bankës Botërore, jo sipas INSTAT-it).
Thënë ndryshe, eksponentët socialistë janë marrë vetëm me numëruesin e thyesës së treguesit relativ të borxhit publik, por jo me emëruesin.
Ndërsa PD-ja, nga ana e saj, nuk merret shumë me numëruesin, por luan me emëruesin. Meqënëse numëruesi i treguesit relativ të borxhit publik është një numër lehtësisht i verifikueshëm, eksponentët e PD-së përdorin shifrat e INSTAT-it për të fryrë emëruesin – PBB-në. Dhe bëjnë si bëjnë, e raportojnë borxhin publik pak më poshtë se 60% të PBB-së, që është edhe tavani ligjor i borxhit publik.
Ndërsa Banka Botërore dhe FMN-ja rekomandojnë që tavani të jetë 50%...
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

O Edo, meqe ti thithi icik nga ekonomia me kujto nje gje se nuk jam i sigurt. Keto te majtet dhe keynesianet neper bote sot po shqetesohen shume per borxhet apo po thone te merremi me rritjen ekonomike tani dhe me borxhin me vone? Jo per gje, po se sikur po trumbetohet qe ky program eshte rikthim drejt se majtes.

Submitted by agronAnonim (not verified) on

Une si profan ne ekonomi, nuk guxoj te abuzoj me shifrat e  Bankes boterore apo te Instat, as me ekonomistet e shquar socialiste apo demokrate e as me ekspertin e pamvarur Zaloshnja.Ajo qe mund te kap une me profanesine time ekonomike si qytetar, eshte sa sa para ka hedhur kjo qeveri ne investime publike.  Edhe kete sigurisht nuk mund ta verifikoj me shifra, por vetem duke pare me syte e mij projektet e realizuara. E realizuam dikur ne menyren me shembullore ndertimin e socializmit me "forcat tona" dhe po ja ndjejme edhe sot "te mirat e tij". Ne fund te regjimit diktatorial, ne shqiptaret u habitem qe ne kundershtim me kushtetuten komuniste, shteti shqiptar kishte qindra milione dollare borxhe e nderkaq "hambaret" e ushqimeve ishin bosh. U dha alarmi nga Bufi se kishim edhe vetem nje jave buke per te ngrene.U be si u be, me borxhe apo lemosha e hodhem lumin e nuk vdiqem nga uria. Edhe borxhet e Ramizit i lau e po i lan Sala. Fatosi as qe e mori ate mundim, jo per gje por nuk kishte me se ti lante se prodhimi ishte vetem tregetia e cimentoja.

Sot ne bote kushdo qe te bleje apo te ndertoje nje shtepi, do te beje hesapin se sa borxh do te mare e sa para do te nxjere me punen e tij per ta lare ate borxh. Per fat te keq ne shqiptaret u beme te gjithe proletare, jo me biznesmene te pasur, por as "kllase te mesme" nuk kishim. Se kujt i vajti mendja e pa andej nga perendimi se pronesia private e konkurenca ju kishte dale per mbare e niveli i tyre i jeteses ishte deri 50 here me i larte se i yni. Per cudi keta te pasur makute, nuk druheshin qe te mernin vazhdimisht borxhe. Puno, nderto, fito para e mer prape borxhe.Diku si ne Greqi e ne ndonje vend tjeter me ide proletare, u teprua me keto borxhe pa punuar, pa ndertuar,pa fituar. Kur shoh se para disa vitesh se pothuaj te gjitha ruget ne Shqiperi ishin te kohes se Turqise e te italjanit e ne to qarkullonin vetem kuaj e karroca, e kur shoh tani edhe ne fshat ka shkuar asfalti, jo kudo sigurisht, nuk kam se pse te vras mendjen se cfare thote Zaloshnja, Kur para disa vitesh shqiptaret kishin vetem 2 ore drita ne 24 ore e ujin e mbushnin ne katet perdhese dhe e ngrinin ne ketert e siperme me "ashensore" te sajuar e tani i kane mjaftueshem keto produkte "lluksoze", perse duhet te vras mendjen se sa borxhe ka shteti. Kur shteti me i fuqishm ne bote, SHBA deklaron bilione dollare borxhesh, pse duhet te vazhdojme ne shqiptaret si ne kohen e Dulles me forcat tona te hajme bar e armikut imperialisto-revizionist te mos i drezohemi ?

Submitted by jo profan ne ekonomi (not verified) on

o agronAnonim, nuk ka nevoje te jesh ekspert ne ekonomi qe te kuptosh se ne kete koment nuk behet fjale per te mos blere fare jorgan, por thjesht per t'i zgjatur kembet jo me shume se sa eshte i gjate jorgani... kete nuk po e thote as dulla, as ramizi, fatosi, apo marksi; po e thone fmn dhe banka boterore me seli ne uashington te shba-se, ore agron vellai...

Submitted by Tiku (not verified) on

ti po sheh se po punohet ne shqiperi??? te duket lluks te kesh energji elektrike 24 ore , uje 24 ore????? ato jane kushtet mininale te jeteses!! ne vendet e be nqs nuk i paguan dritat nuk ta heqin energjine elektrike te lene aq kw sa per te mbajtur ne pune 2 llamba dhe nje frigorifer, per ujin nuk diskutojme fare sepse sa here flitet ne be per privatizim e ujesjellesave etj plasin protestat anembane. Ti flet kot fare se ke akoma pjese te Shqiperise qe jane te pakten 3-4 ore ne dite pa drita, ke rivieren Shqiptare nga Palasa ne Himare qe tension elektrike ne muaj e veres eshte 110 volt(eshte 220 ne Shqiperi). Borxhi te merret e te mbarohen projektet por kur ti vjedh edhe borxhin c'te them me, perfundon s Greqia qe permende ti perpara, te pakten Greket e perdoren borxhin per te rritur nivelin e jeteses, kurse ne po e vjedh Sala me shoke. Rruget Lushnje  -Fier -Vlore dhe Lushnje -Fier- Tepelene  projektet dhe financimi kane qene gati ne 2005, sot jemi ne 2012 dhe akoma s'ka mbaruar, aksi Kavaje-Rrogozhine ka nja 3 vjet qe ka nisur dublikimi dhe nuk dihet ur do mbaroje. Sa me shume te dalinn jashte afatit keto vepra aq me shumerritet borxhi dhe humbja qe ekonomia peson nga mosrealizimi i ketyre veprave...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.