Letrat private të Kadaresë për Nexhmije Hoxhën në vitet '70 (tekstet e plota sipas "Shekullit")

E përditshmja “Shekulli” ka botuar në numrin e saj të sotëm tekstet e tri letrave që janë dorëzuar dje në Gjykatë nga e veja e diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxha, si përpjekje e mbrojtjes së kësaj të fundit në gjyqin për pronësinë e dorëshkrimit të romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Hoxha ka zgjedhur si linjë mbrojtjeje në këtë proces provimin e një raporti miqësor mes saj dhe shkrimtarit kur është bërë dorëzimi i dorëshkrimit - i cili sipas Hoxhës është dhuratë kurse sipas Kadaresë është marrë në kushte detyruese. Më poshtë janë tekstet e 3 letrave të botuara sot në “Shekulli”, ndërkohë që kjo gazetë ka paralajmëruar, se këto nuk janë të vetmet dhe në ditët në vijim do ketë disa botime të tjera:
LETRA 1
Shoqja Nexhmije, Duke ju falënderuar edhe një herë për ndihmën që më keni dhënë për romanin, nuk e di në qoftëse do të keni gjetur ndërkaq edhe ndonjë material tjetër për të cilin do t’ju isha shumë mirënjohës. Unë dhe Elena kemi shumë dëshire t’ju bënim një vizitë nëqoftëse ju do të kishit kohë të lirë, ndonjë ditë. Të fala Ismail Kadare - 21 mars 1971
LETRA 2
Shoqja Nexhmije, Kurdoherë që të dëshironi dhe të keni kohë të lirë, jam i gatshëm t’ju bisedoj për disa probleme dhe përshtypje nga vendet skandinave (siç më thatë në Kongres). Të fala Ismail Kadare - Nëntor 1971
LETRA 3
Shoqja Nexhmije Ju kërkoj ndjesë që po ju shqetësoj dhe më besoni, nuk e kam patur të lehtë t’ju shkruaj këtë letër, aq më tepër tani që jeni me pushime, por më shtyn një arsye e fortë. Jam përpjekur ta zgjidh vetë problemin, por pa asnjë rezultat. Është fjala përsëri për apartamentin e ri, i cili qysh tre vjetësh vazhdon të jetë për mua një burim telashesh e mërzitjeje. Pikërisht tani që godina po mbaron më thirrën në Komitetin Ekzekutiv dhe më njoftuan se ata nuk kanë ndërmend të mbajnë fjalën për apartamentin. Më lanë të kuptoj se ndoshta mund të më jepnin një apartament tjetër të zakonshëm në atë godinë, por kurrsesi apartamentin e premtuar me dhomë pune. Sipas tyre unë kam faj se e kam ditur dhe që e kam parë (vizituar) atë apartament gjatë ndërtimit, kështu që si ndëshkim (nënkuptohet) nuk do të ma japin. Ju e dini, shoqja Nexhmije, se edhe një herë tjetër ke ndërhyrë, është e njëjta histori, e cila më ka detyruar të vij te ju. Unë nuk e kuptoj përse disa njerëz me kaq këmbëngulje vazhdojnë të më mërzitin vite me radhë për këtë apartament. Nuk e teproj po të them se për mua është një gjë shumë dëshpëruese që pasi kam pritur shumë vite në kondita të vështira strehimi, me shpresë se më në fund do të kem një dhomë për të punuar, tani më njoftojnë refuzimin e saj. Gjendjen time të vështirë e shton fakti se unë, me qëllim që kur të hyja në shtëpinë e re, të mos humbisja muaj të tërë me rregullimin e dhomës së punës, qysh prej kohësh kam porositur (bërë) pajisjet e nevojshme (si bibliotekë etj.) sipas dimensioneve të apartamentit të premtuar. Por në rast ndërrimi të apartamentit, ato do të më dalin jashtë përdorimit, meqenëse është i vetmi apartament në atë godinë me një dhomë pune me dimensione më të mëdha se dhomat e zakonshme. Edhe në qoftë se vizita e godinës në ndërtim konsiderohet një gabim (në fund të fundit unë kam shkuar për arsyet që tregova më lart), nuk ma merrte kurrsesi mendja se për këtë gabim duhet të meritoja një kundërveprim të tillë. Të them të drejtën, më shumë se arsye, kjo më duket vetëm pretekst për t'ia dhënë apartamentin dikujt tjetër, (aq më tepër kur dihet që për atë godinë ka shumë kërkesa dhe ndërhyrje). Ju kërkoj edhe një herë ndjesë që detyrohem për të dytën herë të kërkoj ndihmën tuaj për këtë gjë. E ndjej veten në një farë mënyre fatkeq që në vend që t’ju drejtohesha për probleme më të rëndësishme, detyrohem t’ju shkruaj prapë për çështje strehimi. Por besoj se ju do të më kuptoni drejt që kjo është vërtetë diçka e rëndësishme për punën dhe jetën time. Me respekt Ismail Kadare - Tiranë më 26 korrik 1973
Comments
Kadare njollos veten kot me

Kadare njollos veten kot me kot me historira pleqsh truthare, qe s kane pike rendesie. Me duket se i pelqen ta beje shpesh nje gje te tille: Do ta paraqese veten si viktime te regjimit, nga i cili eshte ushqyer dhe ka qene i privilegjuar. Eshte me e lehte te marresh pergjegjesite e tua persiper, se ta shesesh veten si te perndjekur, disident, viktime e regjimit. Te gjithe e dine qe Kadare ka qene i privilegjuar i atij sistemi, por faji nuk fillon aspak ketu: Faji fillon kur perpiqesh ta shesesh veten si kundershtar te tij, ne nje kohe qe nje pjese e veprave te tij jane himne te atij regjimi. Kete s'e ndryshon dot as ai, as Nexhmija.

Eshte shume e habitshme se si

Eshte shume e habitshme se si natyra i punon Njeriut rrengje te tilla ku talentin gjenial e vendos tek nje njeri qe nga personaliteti eshte pak ti thuash "spurdhjak" Sa do qe ka shume raste te ngjajshme, prape ngelem i mahnitur perpara lojes gjigante te Nenes Natyre.

Gallate shqiptarucesh.Dy pleq

Gallate shqiptarucesh.Dy pleq po zihen per humor publik,se mund te zgjidheshin gjerat privatisht,por ne e dime qe Kadarja eshte parimor i madh shume.Letrat nuk thone gje per doreshkrimin,ç'eshte e verteta,biles letra e trete eshte nje favor qe dihet sesi ishin kohet atehere dhe me vjen keq qe shkrimtareve nuk u krijoheshin kushtet per te pasur studion e tyre.Mire Kadarja i arriti me kete favor(studion asqe diskutohet se e meritonte)por mendoni shkrimtaret e tjeter"me pak te degjuar".U duhej te shkruanin ne guzhine,ne banjo apo tek shkallet e hyrjes.

me ben pershtypje fraza "po

me ben pershtypje fraza "po ju shqetesoj tani qe jeni me pushime". Keta jetonin me pordhe ne zemer ne ate mase sa merrnin vesh kur ikte e vinte me pushime cifti Hoxha. Dhe ky u bente letra.. kurse ai qe sot quhet kryeminister u shkonte ne pogradec se mos i benin ndonje xhiro me varke.. Burra legenucer, e sahanlepires.. Keta bejne perpara. Guximtaret jane burgjeve ose nen dhe.

Kadareja deri tani ishte

Kadareja deri tani ishte mësuar t'u hakërrehej me suks njerëzve që nuk e njihnin mënyrën e tij të hakërrimit. Mjaftonte një fjalë e Kadaresë kundër dikujt, dhe gati ishin sulmet publike të kuadrove kundër atij individi. Këtë herë Kadaresë i ngeci sharra në gozhdë, sepse bëri gabimin t'i kundërvihet mësueses së tij, e cila gjithë jetën ka dhënë mësim sipas parimit: "Mësoji çirakut çdo gjë përveç sekretit të fundit"! Në fund të fundit, Kadarenë dhelpra Nexhmie po e shtie në kurthin që ai vetë hapi për të tjerët dhe për të.

Add new comment