SHBA pranon se nuk ka objektiva strategjikë realë në Iran

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë zyrtarisht një objektiv të qartë dhe konkret ushtarak dhe politik në Iran. Ajo që nisi nën pretekstin e asgjësimit të arsnealit bërthamor dhe infrastrukutrës për krijimin e tij, u reduktua mandej në ndryshim regjimi, materializuar me vrasjen e lidershipit iranian. Me kalimin e 10 ditëve sulme, SHBA nuk ka më një mendim unanim: presidenti Trump përsërit se ai nuk do të lejojë kurrë që Irani të marrë bombën atomike, sekretari i Mbrojtjes, Hegsueth thotë se Irani do përcëllohet, kurse sot, sekretari i Shtetit Marco Rubio, ka deklaruar një mision me tre objektiva:
- Shkatërrim i aftësisë së Iranit të lëshojë raketa
- Shkatërrim i fabrikave të prodhimit të tyre
- Shkatërrim i flotës ushtarake.
Pyetja që shtrohet këtu është sesi këto të trija kërcënonin SHBA deri më datën 28 shkurt? Mesa duket objektivat për Iranin i ka Izraeli dhe Donald Trump thjesht kërkon dafinat e fitores.
Në aspektin e ligjit ndërkombëtar kjo që ndodhi nuk ka asgjë mangut nga sulmi rus mbi Ukrainën që për “rastësi” nisi po në fund të shkurtit.

Comments
Sa po degjova intervisten e
Sa po degjova intervisten e Larry Johnson, ex CIA intel Analyst, ku midis te tjerash tha se kishte info se Israeli po goditet rende dhe nuk po duron dot. Ka zera se po kerkon ndalim te luftes.
Trump, c'fare thote sot e ndryshon neser. Donin te perdornin kurdet, por Irani para tre ditesh e njoftoi qeverine e Kurdistanit se; Suleymania dhe Irbil do te rrafshoheshin me token, perfshi jetu dhe puset e naftes, cka I beri te terhiqeshin.
Mendoj se, po pati ndalim te kesaj fushate, Israeli heren tjeter nuk do te hezitoj te perdori arme berthamore.
Daily Mail shkruan ne krye se Putini bindi Trump per armpushim.
Add new comment