Goditje pa doreza e Spahiut ndaj Berishës te emisioni i Babaramos

Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi ka bërë sot në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” kundërsulmin më të ashpër ndaj Sali Berishës deri me tash, fill pasi ky e akuzoi në Kuvendin e Shqipërisë se ka ndihmuar gjykatësin durrsak që liroi Ilir Xhakjen, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit të policisë së Shijakut. Ndër të tjera, Spahiu ka shpjeguar me detaje edhe se pse është prishur me Berishën – ai tha me plot gojë se ka marrë kërcënime për jetën nga kryeministri Sali Berisha. I tha Spahiu Babaramos së shtangur: “Në 15 mars të 2008-ës kishte ndodhur historia tragjike e Gërdecit. U mundova të futem në thellësi të kësaj çështje. Konstatova se i akuzuari kryesor, Mihal Delijorgji kishte fituar pafajësinë një ditë përpara se të shkruante me shtetasin Berisha marrëveshjen për ndërtimin e fabrikës. Mora iniciativën për të proceduar këta tre gjyqtarë [që kishin liruar Delijorgjin] dhe menjëherë filloi një sulm barbar. Më 8 maj, ish- ambasadori Uidhers del në një konferencë ku flet për korrupsionin e qeverisë Berisha dhe në mëngjesin e 9 majit, dal e mbështes ish- ambasadorin Uidhers në një konferencë për shtyp. Pas gjysëm orë më bie celulari nga numri fiks i zyrës së kryeministrit. Për 20 minuta jam kërcënuar me jetën time, me familjen time, me asgjësimin tim, nga shtetasi Sali Berisha – ‘Si mundesh t'i të shkarkosh gjyqtarët e Delijorgjit, si mund të dalësh në krahun e ambasadorit Uidhers’. Pas 20 minutash kërcënime, kam tentuar të njoftoj Presidentin e Republikës, por telefoni ishte i zënë për gjysëm orë. Të njëjtat kërcënime [Berisha] ia kishte adresuar edhe Presidentit të Republikës. Presidentit i kishte thënë: ‘Të ma zhdukësh këtë njeri’”. Re.Pu.
Comments
Eshte mire qe te bashkoheni

Eshte mire qe te bashkoheni ne nje front nese keni ndermend te beni ndonje gje per te cilen Shqiperia te krenohet me ju. Keshtu te ndare Saliu do t'ju haje nje nga nje..

Si te bashkohen eshte puna

Si te bashkohen eshte puna Bard. Ju jep Rama vend per deputet apo jo? Se ketu ngec ceshtja, ai votat i do po pushtetin nuk do ta ndaj.

Merre me mend, duhet te presim nga Spahiu (nje njeri qe ne fund te fundit ka qene pjesetar i KQZ ne 96) per te mund Salen se te ishte per Ramen....

Kjo goditja e Krehsnikut tek

Kjo goditja e Krehsnikut tek Sala nuk eshte pa doreza, por kjo eshte goditje me shkelm

Ne fakt kur ben ndonje goditje te paligjshme ne fjalor quhet doditje..... under the belt. Dmth Kreshniku e ka goditur Salen me koke ne tope dhe i ka nxjerre gjak nga veshet looooooooooooooool

Shume e thjeshte eshte. Nese
Shume e thjeshte eshte. Nese prioritet kryesor eshte rrezimi i Sales, behet nje marreveshje e hapur paraelektorale, krijohet nje qeveri teknike e cila per 1-2 vjet duhet te rregulloje ligjet dhe institucionet qe beri lesh Berisha dhe pas kesaj zgjedhje te parakohshme me rregulla te qarta e administratr te rregullt.
Ma more nga goja... ESHTE

Ma more nga goja... ESHTE IDEJA ME E MIRE AJO QE SAPO DHE! Duhet nje bashkim paraelktoral, te te gjitha forcave progresiste shqiptare, te majta, te qendres, te djathta. Pas fitores, te krijohet nje qeveri e perkohshme qe krijon nje KQZ asnjanjes dhe rregullon shpejt e shpejt gjerat me kryesore si pushtetin gjyqesor dhe sidomos denimin me burgim te Sali Berishes dhe klanit te tij mafioz. Spastrimi nga elementet e felliqur duhet te shtrihet deri ne administraten lokale. Fill pas kesaj behen zgjedhje te lira ku fiton me i zoti dhe ndahen llogarite.

Dmth sipas teje George, te

Dmth sipas teje George, te behet aleance Spahiu+Rama+Topi per te rrezuar Berishen. Kjo do te thote qe te behet nje aleance midis CAKENJVE per te rrezuar UJKUN. Keta jane çakej, mor burre i dheut. A e di ti kush eshte Spahiu? Ka marre parà me kile, me thes, si anetar i KQZ ne zgjedhjet e '96-es per te ndryshuar numerimin qe te dilnin mileti deputete. Dhe pasi nuk i kenaqi dot te gjithe ata qe u mori parate, iku jashte per ca vjet te mira. A e njeh ti kush eshte Topi? I ka shit vendet ne gjykatat e apelit me miliona euro. Dmth, te shpetosh nga Berisah dhe te biesh ne duart te ketyre te tjereve, per kete popull eshte njesoj si te vesh tufen e çakejve te ruajne delet.

Spartak ngjela kryeministër.

Spartak ngjela kryeministër.

Nuk me duket si goditje pa
Nuk me duket si goditje pa dorashka, Niku te me fali, por me duket me shume Nje perpjekje Narcisiste per vete promovim para- elektoral!
Qe Saliu kercenon me garden pretoriane kundershtaret e tij politik Kjo dihet! Shume figura qe sot militojne tek e djathta jane kercenuar nga Arturo Uia Shqiptar: Ilir Meta, Genc Ruli, Genc Pollo, Neritan Ceka, Arben Imami,etj! Por ne fund keta individe Shqiptar zgjodhen pasurimin individual dhe braktisen te drejten qytetare per te qeverisur personalisht! Keta u kthyen ne bytheca qe braktisen ambiciet e tyre per Nje Shqiperi me te mire!
Edhe Ti Niku e fillove si bythec i Saliut e njesoj si Saliu po hedh teseren e te kaluares dhe po mundohesh te kapitalizosh Nje persekutim virtual te te kaluares! Eshte liria jote Niku te hedhesh teseren blu e te na premtosh ndryshim por une jam mos besues!
Per mua eshte me besues Nje opozitar i damkosur si i paafte nga njerezit e kafeneve si Edvini sepse nuk jua sjell demokracine njerezve ne tavoline bashke me Nje gote uji, se sa Ti sot! Kur Ti ishe ne KLD me Bamirin opozita sot mundohej te rrezonte bosin tend apo Jo ?
Edvini eshte i paafte si kryeopozitar, Saliu eshte i pafte si Kryeminister, Ti je i paafte si Ish Nen-kryetar i KLD dhe Bamiri eshte i pa-afte ne cdo pozicion qe ka pasur: Nen kryetar i PD, President i Republikes, e opozitar i sotem! Bamiri mund te kishte rrezuar qeverine Berisha duke mos dekretuar ministrat e Berishes por nuk e beri se priste mesazhe pajtimi me Berishen, apo Jo?
Problemi eshte tek ne Shqiptaret qe na pelqejne qeveritaret e korruptuar e pjellim opozita shtatanike....prandaj Shqiperia eshte e fundit ne rajon! Prisnim Saliun te na fuste ne burg Ilirin e Floririt, tani presim Nikun te na gjykoje Saliun si te pandehur!
Gjume te embel!
Keta te tere pa perjashtim

Keta te tere pa perjashtim kane bere halera te panumerta. Ktij vendi i duhet nje riformatim nga e para e gjithe shtreses se politikes.

Demokracia. Quhet sistemi

Demokracia. Quhet sistemi ekonomik-politik-shoqeror ne te cilin njeriu per njeriun eshte mik, eshte vella, eshte i dashur aqsa kafshaten e gojes edhe me armikun e ndan, e jo me dritën e syrit me të verbërin, apo pasuritë me te varferit. I dashur ? Aqsa edhe gruan e ndan me ate qe rastësisht grua nuk ka. E ne keto rrethana reale te nje humanizmi shembullor, eshte e pamundur qe Saliu, kryeminister i Shqiperise, te kete kercenuar me jete - Spahiun. Sepse ketu tek ne edhe kërcënimi me lapra, me shpulla, me qaporina eshte i ndaluar me ligj. E jo me te flitet per kercenim me jete - sic thote e thote Spahiu - gje e cila nuk ka ndodhur kurre, as ne diktature, e nuk ka bythe ku te rrije më sot ne Shqiperi. Dhe. Per me teper te rrije, sic thote Spahiu, ne gjirin e politikes shqiptare. Ne gjirin e qeverise, parlamentit, drejtesise. Kam frike, druaj, se ke rreshqitur paksa - zoti Spahiu. Përsëritim. Themi qe ke rrëshqitur, cazë, sepse kercenimi me jete nuk mund te rrije në qeveri, parlament, drejtesi, presidence, atje ku rrine bijtë me te mire te kombit. Ata bij me duar e zemëra të pastëra, te cilet, gjakun e prindërve te tyre me filxhan kafeje, ndenjur në ballkon, cdo mëngjes e pinë. Dhe ne dreke mishin u'a hanë. Kockat per ne darkë i lenë, dhe ashtin e rrumbullaket ne fyell e kthejne. Lajmi. Doli ne qarkullim romani "Nobel": Bijtë, kavalli dhe vrima. Fundi. Politikanët dhe qeveritarët kërcenim me jetë kurre nuk mund te bëjnë. Sepse ata vetë; vetë ata ndjehen te kercenuar ne sakrificen e tyre sublime popullore. E nga kush? Nga populli! Cudi! Mbase modesti! Po, gjithësesi, nuk e thone. E po thuaje ti – atëhere. O.K. Thonë se dinë, se kane dëgjuar se populli është nginjur deri ne fyt, me demokracine, dhe njerëzia duan qe t’ua vjellin atë ne surrat - qeveritarëve. Duan që të pashëndetshmen jashte vetes ta nxjerrin. Se ndryshe do te mbyten. Ky eshte problemi dhe jo Spahiu.

Kreshnik! Ti po perpiqesh

Kreshnik! Ti po perpiqesh te marresh mbeshtetjen e Amerikes si " amarikan " qe e mban vehten :)))

Dihet se djali stupid i Berishes (natyrisht me Fahriun etc) organizoi Gerdecin, por ama edhe ti e Bamiri jeni nje mut i ndare pergjysem! Perse ju te ndershmit e dynjase, nuk i shkuat deri ne fund çershtjes se Gerdecit, kur i kishit ne dore gjykatat dhe prokurorine. Por kjo dihet. Per ju ishte me e rendesishme qe te grumbullonit EURO se sa te vendosnit drejtesi.

Ju organizuat, si askush tjeter, xhvatjen e gjyqtareve gjate kerkesave te tyre per transferime. Ku do ti merrte gjyqtari eurot qe tu a jepte juve; askund veçse nga bandat e paleve ndergjygjse. Ne kete proces keni treguar surratin tuaj te ndyre prej hajduti ordiner dhe me ato veprime keni shkaterruar sistemin e drejtesise.

Ndersa zoti Rama eshte i marre peng nga bandat e sherbetorve te atyre qe jane kunder interesave te shqiptatrve dhe atyre amerikane ne Ballkan.

Lanet toka de ju mban. Pejelle e keqe!!!

O gjelosho ti do muhabet me

O gjelosho ti do muhabet me duket. me te pyt, a e kishe rreziku ti jeten e familjes tate per punen e nje hetimi?????? apo vetem me fol dini ju dhe po te ndodhte me e keqa qe kreshnikut ti vritej familja, fjala juaj e vetme do ishte qe: " vete i hori atij, ca i duhet me u morr me salen, kur e ka dite qe sala te vret po i preke interesat". ky do ishte reagimi jot me i madh qe do te beje ne ate rast. dhe tani qe ketij i jane pjekur kushtet me fol hapur ti e gjykon sepse po flet tashi. Por po te pyes dhe une ty pse nuk dole ti atehere dhe po sot pse nuk del ne mbrojtje te viktimave te gerdecit???????? po zvarriten akoma ne per gjygje ato pa marr asnji shpjegim. dhe nji keshille , mos folni kur nuk dini te flisni dhe kur nuk jeni te afte per te gjyku sa do pak. sepse tregoni veten se cfare diletantesh jeni. akoma me ideale partie jeni ju, shikoni kush mund te beje punen dhe duhet me i thy hundet atij qe po ju poshtron nga te gjitha anet.

ANONIM I NDERUAR! Dihet fort

ANONIM I NDERUAR!

Dihet fort mire qe Kreshniku eshte nje i katapultuar ne krye te KLD nga baba Saliu dhe kjo sepse Niku ishte "the number one crawler and nothing else"!

Ti po thua se Kreshniku kishte frike per familjen e tij. E para, perse duhet ta besojme kete deklarate te tij "mbas pilafit" dhe e dyta perse nuk u dorheq nga posti qe mbante ne shenje proteste dhe kete ta denonconte tek nderkombetaret? Pergjigja eshte e thjeshte: Kreshniku u zvarrit aty (se bashku me Bamirin) duke grumbulluar EURO secili per hesap te vet dhe tani me ato para te qelbura Niku organizon tubime e me the e te thashe. Pa na thuaj ti smart aleck se ku i marr paret ai per te gjitha ato aktivitete qe ai organizon, per daljen ne media etj, kur dihet qe ketu asgje nuk behet pa lek? Te besh te persekutuarin "mbas pilafi" eshte bere mode ne Shqiperi.

Ose me mire na thuaj, perse Leka Meksi nuk e denoncoi Berishen kur ishte ne karrige por vetem mbasi iku prej aty, apo atehere "u poqen kushtet".

Ashtu si Niku bente dhe Genc Pollo por e vetmja gje qe ndryshoi nga ato qe llomotiste poshte e perpjete ishte se nipi i Takes ndryshoi gruan:))

Edhe niku, ai soj eshte, vetem se Genci bente si "grek" ndersa Niku ben her si "amerikan" e her si "shqiptar".

Jemi mesuar kesi soj laviresh te pushtetit.

By the way, mos mendo se kam ndonje konsiderate per baba Saliun per nje arsye te vetme; sepse e pati rastin te mbetej ne histori si burre i madh shteti por nuk e arriti dhe objektivisht nuk e deshti. Filogjeneza dhe rrethanat konkrete te formimit te i ndividit jane vendimtare dhe percaktuese.

Bye

e ka denoncuar mjaftueshem

e ka denoncuar mjaftueshem here ne ambientet e PD-se, ne artikuj e ne libra. Si e deshiron ti? Me te shara nga rrobte qe te quhet e pranueshme per ty? Se nuk dini te lexoni s'ta ka fajin Meksi. Arsyeja qe ne PD mbizoteroi Sala eshte pikerisht se thelle-thelle pelqeni vetem tipat si ai (per te njejten arsye Nano, Meta e Rama ne PS), dhe vetem tek tipat si ai gjeni veten. Meksi ka botuar liber me te tera fjalimet e tija qe me 1997. Paksa heret! E ke lexuar ne ndonje pjese valle? Shko lexo pak dhe atehere riflasim. Dhe te lutem mos krahaso Meksin me Pollon, Nikun apo Bomin. Meksi beri PD-ne e Shqiperine! Keta arriten ta prishin.

Jam dakort me parashkruesit.

Jam dakort me parashkruesit. Dhe do e kem inatin me Ramen ne rast se Berisha rri ne pushtet edhe pas 2013-tes. Edi duhet ta kuptoje rrezikun qe i vjen nga Hitleri i Shqiperise. Nje koalicion tresh: 33% + 33% + 33% midis PS-se, AKZ dhe FRD - eshte i vetmi mjet per te shpetuar Shqiperine nga demoni qe e ka pushtuar. Per 1 ose dy vjet koalicioni zgjedh nje qeveri teknike. Parlamenti miraton ligje te reja qe sigurojne demokracine ne vend. Pas kesaj kohe zhvillohen zgjedhje te reja. Ky eshte shpetimi.

Kuq e zinjte kane njeri

Kuq e zinjte kane njeri tjetrin dhe nuk kane nevoje per kualicione me zabrahanet qe po mbajne fort me te dya duart pushtetin dhe po e cojne kete vend drejt shkaterrimit. Aleanca kuq e Zi eshte shume e madhe sepse ka ne gjirin e saj gjithe zemrat e shqipetarve . Keshtu te bashkuar do ta rrezojme kete qeveri te zhytur ne pisllek dhe do ti tregojme gjithe botes dhe antishqipetarve se ka aq gjak Shqiperia sa te mbroje nderin dhe kufijte e saj.

Ne cfare faqe interneti eshte

Ne cfare faqe interneti eshte intervista

Muc,te pershendes!Pervecse e

Muc,te pershendes!Pervecse e ndoqa me njefare neverie Kreshnuikun e lexova edhe lajmin e anoncuar nga ju.Vetem doja te dija ,e kini anoncuar kete lajm sepse ju duket lajm,apo thjesht per te amplifikuar propaganden e peshtire te Kreshnikut!Ne qofte kjo e fundit,me vjen sinqerisht keq.Nuk dua te besoj se ju besoni qe cka tha ai te jene te verteta,por edhe ne qofshin,kujt po ja shet kete fare patriotizmi dhe disidence Kreshnik Spahiu?Cilido njeri i ndershem i ndodhur ne ate pozite(cka une nuke besoj),pas nje kercenimi te tille do te duhej ta kishte denoncuar dhe me e pakta te jepte doreheqjen per ta perballur kete bnjeri me drejtesine.A e beri?Jo!Atehere as nuk meriton te degjohet e jo me te besohet.Keshtu na fyen inteligjencen!!!

Add new comment