Regjimet bien kur "ndërron vend" frika – mendon Kristo Frashëri dhe "zbret në renditje" Lëvizjen e Dhjetorit

Postuar në 19 Shtator, 2012 05:22

Kristo Frashëri mendon se faktorë më të hershëm se lëvizja studentore e dhjetorit 90 ndikuan në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Në një shkrim të gjatë botuar në numrin e sotëm të së përditshmes “Gazeta Shqiptare”, historiani merr në analizë arsyet e një "qëndrimi pasiv të Partisë së Punës" që solli triumfin e pluralizmit partiak dhe shtron pyetjen “Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri?”.  - “Jo vetëm studentët me profesorët e tyre, por edhe regjimi i komunist kishte ndryshuar,” shkruan Frashëri. Dhe kishte ndryshuar më herët se dhjetori. Pesë muaj para kësaj kishte ndodhur i ashtuquajturi “shpërthimi i ambasadave”.

Shkruan Frashëri: “Kushdo që kapërcente ilegalisht kufirin e shtetit, në qoftë se nuk arrestohej, vritej mbi telat me gjemba. Për habi me 2 korrik 1990 organet e policisë dhe të Sigurimit, padyshim me urdhër nga lart, qëndruan spektatorë përpara lumit të qytetarëve që hynin në ambasada”.

Sipas tij, tërmeti i ngjarjeve ndërkombëtare që po lëkundnin prej një viti Evropën Lindore, kishte bindur edhe vetë kupolën e regjimit komunist  në Shqipëri se përdorimi i dhunës kundër demonstratave antiqeveritare mund të prodhonte atë fenomen që ndodhi me Çausheskun në Rumani.

Frika që kishte pushtuar prej dhjetëra vitesh masën e popullsisë si kolektivitet, ishte larguar prej saj dhe ishte strehuar në zyrat e Byrosë Politike të Partisë së Punës. Ndoshta në vend të fjalës ‘frikë’ do të ishte më mirë të themi se në Byronë Politike kishte hyrë kujdesi për të mos provokuar reagimin e ashpër të qytetarëve”, - thotë Frashëri.

Comments

Submitted by Tani97 (not verified) on

Me te njejten llogjike te komunistit te rregjur Kristo Frasheri, i bie qe Hitleri u mposht ne Shqiperi per arsye te tjera jo per LANC. Apo ky version nuk i shkon per hise zotit Kristo?

Une kam nje pyetje me te thjeshte dhe direkte per zotin Kristo:

Ku ishe zotrote me 9-12 dhjetor 1990?

Ciao!

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Pavaresisht nga fakti i qenies apo mosqenies se K. Frasherit komunist, ai ka shume te drejte qe e relativizon levizjen e dhjetorit 1990. Per dijenine tuaj, dritat u hoqen kastile ne Qytetin Studenti. Me pas u derguan atje u derguan emisaret e Ramiz Alise me ne krye Sali Berishen te cilet medemek ishin disidente te thekur.

Submitted by Tani97 (not verified) on

Dhe pavaresisht deshires tende per t'i futur te tere ne nje torbe, une te rikonfirmoj qe ajo levizje ishte shume e rendesishme. Fakti qe nje Berishe me nje Fatos me nje Mete dhe nje Rame arriten te demtojne frutet e asaj levizjeje, nuk ia heq dot vlerat. Per plot shqiptare te thjesht ishte nje enderr, nje shprese. Per disa fatlume u realizua kjo enderr. Per plot te tjere jo tamam. Por ama me mire se me 1990 jemi. Dhe ishim me mire qe me 12 dhjetor 1990. Sepse qe ate dite u hodh fara e endrres me krijimin e PD-se (jo partise shterpe studentore qe Berisha&Hajdari deshironin me porosi nga lart).

Ka disa si ty qe tentoni cdohere online te hiqni cdo vlere asaj nisme nen imazhin e dickaje te krijuar nga Ramiz Alia. Ramiz Alia nuk vdiq me 12 dhjetor 1990, keshtu qe normal qe dora e tij eshte futur neper strukturat fillestare te PD-se (ashtu si sot dora e Sales futet thelle, por thelle thelle, neper strukturat e PS-se, dhe e therret Edvinin ne ndihme cdo here qe i duhet, si dje per shembull...). Ama kjo s'do te thote qe te tere njerezit e ardhur ne PD me 12 dhjetor si dhe tere simpatizantet qe nuk lane miting pa vajtur, na paskan qene sigurimsa (apo e do me pardesy te bardhe??)!

Fakti eshte qe shume shqiptare te ndershem, idealiste dhe naive moren pjese ne ate nisem. Ne zemrat e tyre qendronte vetem deshira per liri. Me vone gjerat ndryshuan sepse edhe kapitalizmi dhe shoqeria e tregut nuk lejne hapesire per ideale e endrra. Por kjo pjese eshte mese normale qe do te mberrinte. Ishin ne naive mjaftueshem per te mos ta ditur kete fakt te thjeshte. Kjo sidoqofte nuk justifikon gabimet apo krimet qe dikush ne PD mund te kete kryer ne emer te pushtetit. Por prape se prape, te ftoj te flasesh me emra te pervecem, me akuza te qarta. Nuk eshte normale te ngaterrosh te tere.

Pavaresisht mendimit tend, jam i sigurte se gjithe ata tironsa, ata shkodrane dhe ata kavajsa qe morren pjese ne mitingjet e 12 dhjetorit 1990, 20 shkurtit, 31 marsit 1991 si dhe 20, 22 mars 1992, nuk e rruajne aspak per mendimin tend. Apo te Kristos. Jam i sigurte se ata si dhe une, mbajne gjalle kujtimet dhe emocionet e atyre diteve, kur prekem lirine per here te pare, dhe kur per here te pare u ndjeme te rendesishem. U ndjeme te rendesishem aq sa gati per te zhdukur Bllokun. Por miqte e tu si Neritan Ceka&Co ishin me te zgjuar dhe nuk na lane.

Jeta eshte e gjate, Gedafi e tregon qarte, ndoshta shanset do te na kthehen...

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Nuk i futa te gjithe ne nje thes, edhe po te merren ne konsiderate vetem veshjet, ne Qytetin Studenti nuk shkuan vetem njerez me pardesy te bardha (emisaret e Ramiz Alis). Sulmet personale nuk perbejne argument. Mua nuk me rezulton qe te jem mik me Neritan Ceken, dhe as qe me shkon nder mend te shkruaj ketu per miqte hipotetike te komentuesve on-line.

Submitted by katarakti (not verified) on

Ne fund te viteve '80, sidomos pas ardhjes se Gorbaçovit ne pushtet me 1984-en, u kuptua dhe u pranua se sistemi komunist, siç ishte i ndertuar atehere, kishte deshtuar dhe ndodhej ne grahmat e fundit. Te gjithe popujt e Europes Lindore ishin te pakenaqur. Vete Gorbaçovi filloi Perestrojken dhe Gllasnostin. Eshte e sigurt se edhe Ramiz Alia ishte po i ketij mendimi. Komunizmi kishte marre fund. Pastaj ra Muri i Berlinit, u pushkatua Caushesku etj. Ramizi e kuptoi se duhej nisur kthesa. Dhe ishte ai qe jo vetem nisi  me frike ne zemer reformat e para demokratike, por indirekt nxiti edhe Levizjen Studentore. Mos u çudisni dhe mos u hidhni perpjete.  Ideja e tij ishte te zevendesonte PPSH-ne e atrofizuar dhe dogmatike me nje parti tjeter. Mundesisht qe regjimin e baballareve ta zevendesonte me ate te femijeve te tyre. Kujtoni Pashkon dhe sa figura te tjera ne PD qe ishin ose komuniste ose vinin nga familje komunistesh. E vetmja gje qe ai nuk parashikoi ishte se komunisti i perbetuar Sali Berisha brenda 24 oresh do te kalonte ne kampin tjeter. Kjo eshte e gjitha. Studentet kane rolin e tyre padyshim, por idealizmi i tyre u perdor dhe u shfrytezua nga te gjithe, sidomos nga Alia dhe Salia.

Submitted by tani97 (not verified) on

Or mik, por ti nuk je as historian qe te perpiqesh kaq shume per te justifikuar Kriston!

Nqs. deshiron te shkruash per rolin e Ramizit ne krijimin e PD-se ulu dhe studio si historian. Merru per shembull me emrat e anetareve te grupit nismetar dhe analizoji nje per nje. Analiza e pare te thote qe aty studente mezi gjeje (maji 68 ne Paris ta jep mire ayrsyen)! Analiza e dyte tregon qe aty jo te tere ishin komunista. Pastaj se ku do ta gjeje ti nje familje pa asnje komunist ne shtepi, vetem ti e dike! Njerezit nuk mbajne faje per familjet, por vetem per vetveten! Se treti, mund te vazhdosh me firmetaret e PD-se ne Ministri te Drejtesise! Pastaj mund te vazhdosh me deputetet e PD-se ne vite. E deri me sot, ku nga ai grup nismetar ke vetem nje: Saliun!

Sot per sot nuk ka fakte te forta qe tregojne lidhje Sali-Ramiz! Perkundrazi ka fakte te forta qe tregojne dobesine e klases se mesme dhe asaj te larte te Shqiperise per te ulur koken perpara liderit. Njelloj si ata anetare te grupit nismetar te PD-se qe pranuan farsen e zgjedhjes se kryetarit Sali ne diten e dyte te votimeve ne PD! Njelloj si te gjithe keta deputete-palaco qe pranuan nje antikapat-komunist-beks-injorant-mbiemernderrues per President! Dhe njelloj si grupi i liderave te PS-se me Edvin Ramen ne krye qe ul koken ndaj Sales cdo here qe i nevojitet ketij te fundit!

Mos jepni shpjegime "historike" pa pasur baza historike! Thjesht sa komplikoni me shume nje histori mjaftueshem te komplikuar! Dhe eshte gjynah per shqiptaret...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.