Edward Lear-it, një prej të parëve europianë që ‘zbuloi’ Shqipërinë e shekullit XIX, i përkujtohet 200 vjetori i lindjes. Në Angli.

Postuar në 20 Shtator, 2012 15:57

Në Angli, më saktë në Oksford, në muzeun Ashmolean, është hapur një ekspozitë me vizatimet e Edward Lear-it, dhe për këtë veprimtari raportojnë shumë gazeta serioze të Londrës. Gjithçka bëhet me rastin e 200 vjetorit të lindjes së artistit të famshëm, i cili është i njohur dhe në Shqipëri (në ekspozitë ka edhe skica e vizatime të bëra gjatë udhëtimit këtyre anëve). “Happy Birthday!”, i thoshin në The Guardian. S’do ish keq që dhe ne të ishim kujtuar në një farë mënyre për t’i thënë “Happy Birthday!” në këtë dyqind vjetor të lindjes.
I pasionuar pas udhëtimit, teksa ish në Greqi e donte të kthehej në shtëpi (1848), rrethanat e deshën që të vinte këmbë edhe në Shqipëri, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Krujë, Berat, etj. Në udhëtim e sipër, bëri një numër skicash, e mbajti disa shënime. Duhet të jetë shock-uar me Shqipërinë e asaj kohe, pasi me t’u kthyer, mori penën e shkruajti librin ‘Ditari i një Peizazhisti në Shqipëri’, në të cilin nënvizonte, mes të tjerash, se “Shqipëria është një rebus gati i pazgjishëm për një turist jo fort të dalë”. Afërmendsh, nuk ka fjalë fort të bukura për Shqipërinë e vitit 1848, ku ka parë qytete “të varfër dhe të shpifur”, “ndyrësinë” e haneve dhe “vështrimin e vrazhdë dhe të egër” të banorëve. Por ka qenë absolutisht i tërhequr prej vendit të shqipeve, dhe shqiptarëve. Një nga njerëzit që ai e ka mbajtur pranë deri në vdekje ka qenë një suljot me emrin Jorgo, ndërsa epitafi i varrit të tij në Sanremo është thjesht një strofë vjershe e shkruar nga Alfred Tennyson, dedikuar malit të Tomorrit (piktura në foto titullohet Mali i Tomorrit, gjithashtu).
Edward Lear është nga të parët europianë të shekullit XIX, që ‘i rizbuloi’ kontinentit të vjetër vendin ‘krejt të panjohur’ të shqipeve.
Re.Pu.

Comments

Submitted by makis (not verified) on

<p>Ne berat ja kane bere respektin.Galeris i eshte vene emri i tij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.