Imamët shqiptarë përgënjeshtrojnë qartë e shpejt lajmin mbi një protestë kundër filmit ‘Pafajësia e Myslimanëve’

Postuar në 20 Shtator, 2012 08:51

Në kundërshtim me atë që pritej (është dhënë ideja se pritej, por nuk është kuptuar mirë pse pritej), reagimi i myslimanëve shqiptarë në këtë klimë protestash në botën islame pas filmit të shumëdiskutuar “Pafajësia e Myslimanëve” ka qenë shumë i matur. Deklaratat e do imamëve (një imam i Shkodrës, një i Elbasanit, një i Tiranës) kanë qenë të barazpeshuara, dhe kanë synuar denoncimin edhe të filmit, edhe të reagimeve të dhunshme në përgjigje të filmit.
Lajmi mbi një protestë të organizuar prej tyre u duk se ecte kundër këtyre deklaratave, por gjithçka rezultoi të ishte një spekullim gazetarësh; apo një keqkuptim i ambasadës amerikane. Nuk do të ketë një protestë të tillë.
“As që e kemi pasur në mendje të bëjmë ndonjë protestë me këtë rast; fjala është thjesht për një simpozium në sallë të mbyllur, ku do të flitet [pa pa asnjë lidhje me kontekstin aktual] për rolin e profetit Muhamed”, saktëson kreu i Ligës së imamëve shqiptarë, Justinian Topulli, për agjencinë me shtrirje ballkanike Balkan Insight.
Reagimi i myslimanëve shqiptarë në këtë situatë ka marrë vlerësimin e pjesës laike të shoqërisë, dhe ky ‘ngut’ i tyre për ta përgënjeshtruar lajmin e rremë mbi protestën priret t’i përforcojë këto vlerësime.
E.G.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.