Rrahje me karrigen e... gjykatëses (!) Vehbiu analizon pse shoqërinë shqiptare e ka kapur për fyti një 'incubus prej psikopati'

Dy incidente brenda ambienteve të gjykatave kanë ndodhur në 48 orët e fundit duke shënuar një tjetër shkallëzim të dhunës, në një drejtim të panjohur më parë. Pas një ngjarje të ndodhur në gjykatën e Elbasanit ku një avokat është kapur me grushta me një gjykatës, sot kryetari i Bashkisë së Kukësit ka goditur (brenda në zyrën e gjykatëses!) me karrige personin që e paditi.
Shkruan MAPO:
“Sipas policisë Kreu i Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj goditi me karrike paditësin Muhamet Dalaci. Ngjarja ndodhi në zyrën e gjyqtares Rezarta Balliu. Gjatë seancës gjyqësore Kreu i Bashkisë së Kukësit pasi ka dëgjuar akuzat e paditësit është acaruar dhe e ka goditur me karrige në fytyre duke i shkaktuar plagë. Dalaci është çuar menjëherë në spital për të marë mjekimin e nevojshëm dhe më pas ka bërë denoncimin. Muhamet Dalaci ka paditur Bashkinë Kukës Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Financave për mbrojtje të pronësisë intelektuale...”
Duke shkruar për valën e dhunës dhe krimit që ka përfshirë këto kohë Shqipërinë, Ardian Vehbiu në blogun e tij “Peizazhe të Fjalës” thotë se kjo situatë nuk shpjegohet dot vetëm me impulsivitetin vrastar të psikopatit dhe se e gjithë kjo trysni e së keqes duhet analizuar thellë. "E gjithë kjo trysni e së keqes, drejtpërdrejt e ushqyer nga rendi ekzistues që shpërblen maskarallëkun dhe e përqesh virtytin, manifestohet pastaj në dhunën ndaj Tjetrit... ” - shkruan Vehbiu dhe shton:
“...Shqipërinë këto muaj e ka përfshirë një valë krimi si kurrë ndonjëherë tjetër... Ka një diçka të keqe këtu, një incubus që e ka kapur shoqërinë shqiptare për fyti, diçka që nuk shpjegohet dot vetëm me impulsivitetin vrastar të psikopatit; dhe që lidhet sa me pamundësinë e komuniteteve për t’u vetorganizuar në normalitet, aq edhe me krizën e etikës, në kontekstin e shthurjes së hierarkive brenda familjes. Mass mediat i ofrojnë madje imponojnë, ndërkohë, modele vlerash dhe rolesh nga më shokueset një publiku të mësuar të mbijetojë vetëm nëpërmjet konformimit. Nga ana tjetër, njerëzit nuk kanë më frikë – as nga autoriteti, as nga shteti, as nga prindi; dhe kur mungon frika, mangësitë etike dalin në plan të parë" (por ruajtësit e rendit kanë frikë nga kriminelët)... - A.N.
Comments
Nqs. eshte e vertete ashtu

Nqs. eshte e vertete ashtu sic po lexoj atehere ky Kryebashkiak duhet shkarkuar menjehere dhe pa asnje debat te vogel fare. Me pas e ka vendin ne banken e te akuzuarve. E pakta eshte kerkesa per kontroll mjeksor per dyshim te bazuar faktikisht te semundes mendore.

se jeta ka treguar se ketu
se jeta ka treguar se ketu psikopatia te ecen. Shikoni pak kryeministrin e tashem dhe ate te ardhshem! Shtoi faktin qe vetfinancimi i fushates ben qe deputetet dhe kr te bashkise te rekrutohen nga parallinjte qe kane probleme me veten (ata normalet hane ne paqe paret e veta) dhe perfundimisht kete vend e mori dreqi...
Kete do e therrase barbari

Kete do e therrase barbari ne Tirane ta bej minister... I plotesoi standardet

Vrau tjetri ne mes te

Vrau tjetri ne mes te manhatenit para ca ditesh bash te godina “empare state” bossin e vet dhe plagosi ca kalimtare dhe nuk u bo ndonje
lajm i jashtzakonshme. Jane gjera qe ndodhin dhe ne demokracite e zhvillueme dhe eshte normale ne venin tone qe jemi demokraci ne zhvillim te mbare.No tung !

O zotni kelmendas.. 1 - kur

O zotni kelmendas..

1 - kur te mesosh gjuhen shqipe shkruaj anglisht “empare state” ok?
2 - ata ne Manhatan ishin njerez (kriminele civile nuk e di) por asnjeri nga ata nuk ishte “Mayor of New York” si ky karabushi me lart.

Po karabushat si puna jote e ngaterrojne ..arin me dollarin perhere

Kelmendasit salinist; Ne

Kelmendasit salinist;

Ne cilen gjuhe e ndjek ti mass-median amerikane,me ate te analfabetit nga Kelmendi?Rri or ti lum miku,se per krimin qe ti shkruan kot se nuk u be zhurme ne mes te Manhatanit, u tund gjithe FBI-ji,gjykata,zyrat e Bashkise se Nju Jorkut dhe u komentua se tepermi ne shumicen e kanaleve televizive dhe gazetat e SHBA! Per me teper krimineli u vra ne vend nga policia dhe akti i tij u denua e mallkua nga gjithe opinioni publik amerikan. Mos ke harruar disi datat,mbase ke qene ne bjeshket e Kelmendit e te ka dehe ajri i paster i atyre bjeshkeve kreshnike! Ne don t'i dalish zot shoqit Sali gjej ndonje subjekt tjeter,pershembull ta lavdosh per shenoshjen e gjyshit tand nga Kelmendi kur mund te kete qene i smute nga zemra dhe e ka sherua mjeku i zoti Sali Rame Berisha, shef i katedres dhe klinikes se pare per semundjet kardiake dhe sekretar i Partise te spitalit te pergjithshem te Tiranes,antar i Komitetit te Partise per Universitetin Shtetror te Tiranes,birit te denje te malsise se Tropojes,qe ish ule "gju me gju" me Enver Hoxhen,birit te malesorit tropojan qe ish ule si mik ne votren e shtepise se udheheqesit te nalte! Sa per ate qe don me dale ne mbrotje te "luftes se madhe" qe po i ben krimit idhulli yt tropajan,ate ma mire lene mos e ban,se vrasjet e perditshme neper rruget dhe bile tash edhe ne zyrat e pushtetit,krimi i organizuar,vrasjet e grave dhe bile edhe te gjykatesve dhe shefave te policise jane aq shume dhe aq hashiqare sa nuk ka "shall malesori" apo xhybe hoxhallaresh qe t'i mbuloje! Kshtu pra djali i malesise.Hajt pra, tung!

Shume njerez te kulturuar nga

Shume njerez te kulturuar nga ky vend jane larguar dhe nuk duam kurre te kthehen ne kete grope te zeze plehrash dhe njerezish derra. Te gjithe me te drejte pyesin si ka mundesi qe ne nje vend kaq te vogel te ndodhin baterdira , krime mostruoze, vjedhje e historira si kjo e kukesit....shume te tjere po thone tani, (pasi po e shohin perdite qe talebanet e PD po e rrjepin kete vend, kur krimineli berisha punon veten per te vjedhur e fshehur gjurmet e krimieve te tij e te familjes se tij, ku karriere bejne maskarenjte qe i dine horrlleqet talebanit berisha dhe qe te mos flasin ky na i ben ministra e presidente....), qe ne kohen e komunizmit ishim 100 here me mire.....Shqipetare zgjohuni dhe verini zjarrin kesaj rrace qelbesirash qe po ju turperojne perdite e me shume. Fillojemi me idiotet si puna e ketij kryetarit te bashkise se Kukesit e mbarojeni me talebanin sali berisha kryekeiminelin, megahajdutin, vrasesin dhe shkaterruesin e vendit, monstren komunisto-provinciale qe shkaterroi arsimin dhe kulturen e pakte qe kishim, shkaktarin e dhenies se pushtetit dhe perkrahjes per idiotet. maskarenjte, horrat, perdhosein e ligjeve dhe katandisjen e shtetit ne nje mburoje per tipa te tille qe po na turperojne te gjitheve.

Nuk ka llogjike ta pranoje

Nuk ka llogjike ta pranoje nje veprim te tille kriminal qe behet ne zyren dhe para syve te gjykateses nga kryetari i pushtetit vendor( lexo i gjithpushtetshmit).Nuk di se sa do te mund te vazhdonte ne ate gjykate gjykimi i ketij akti dhune kriminale,kur vete gjykatesja paska qene deshmitare okulare.Rendesi do te kete se si do te vendose te veproje kjo gjykatesja:ta denoje,te dale deshmitare e akuzes apo e mbrojtjes.Nje gje eshte me e mundur,gjygji do t'i zgjatet e zgjatet kyetarit te Kuksit do te dale "pa lagur".

Add new comment