Policë që dëshmojnë për lirimin e vrasësit, policë që nuk reagojnë ndaj vrasësit... Policë të marrë fund

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur për mediat sot në mbrëmje se ka arrestuar një punonjës policie, që ishte në makinë me kryekomisar Adem Tahirajt në momentin që ai u vra. Bëhet me dije se i arrestuari është polici Fatmir Hoxha, njëkohësisht shofer i Tahirajt. Ndërkohë është shpallur në kërkim polici tjetër, Kastriot Gosturani.
Shtypi i ditës kishte ngritur disa herë pyetjen pse policët që ishin me komisarin në momentin e vrasjes nuk reaguan për ta mbrojtur apo qoftë edhe të kishin ndaluar vrasësin pasi u vrau kolegun (ai u dorëzua vetë më vonë, pra është larguar i pashqetësuar nga vendi i vrasjes).
Por kjo sjellje policësh që nuk bie fare erë sjellje policësh, - (kujtoni edhe sjelljen e policëve në rastin e vrasjes së një personi në arrest shtëpiak në Elbasan disa javë më parë) - në krimin e Shijakut haset edhe më herët. Në lirimin 20 muaj më parë të personit të akuzuar për vrasjen e komisarit të Shijakut, ka ndikuar alibia e krijuar pikërisht nga një dëshmi...polici. Në vendimin e gjykatës për lirimin e shtetasit Ilir Xhakja - (është ai vendimi për të cilin gazetat shkruan se u zbardh me 20 muaj vonesë nga gjykatësi Neritan Tabaku) – në pjesën ku argumentohet pse gjykata mori vendimin për lirim të të akuzuarit për vrasje, përmendet si kryesore dëshmia e policit të zonës. Ndër të tjera aty lexohet:
“...Dëshmitari Maksut Zhiti me detyrën punonjës i policisë kriminale i zonës që ka kryer veprimet e para procedurale në vendin e ngjarjes deklaroi në gjykim se i pandehuri Ilir Xhakja nuk ka qenë në momentin e vrasjes së shtetasit Qerim Maloku në Katund Sukth dhe se në cilësinë e inspektorit të zonës është interesuar për vendndodhjen e tij dhe pasi ka folur në telefon me këtë të fundit ka vërtetuar qenien e tij në Gjermani. Po kështu, në dëshmi ky dëshmitar konfirmoi faktin se pjesëtarë të familjes Xhakja merrnin pjesë në mortin e familjes Maloku...” - A.N.
Foto LSA:
Familjarët në varrimin e komisarit të vrarë të Shijakut
Dëshmia që liroi shtetasin Xhakja:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/19/ilir-xhakja-fitoi-p...
Comments
E kujtoni ate thirrjen e
<p>E kujtoni ate thirrjen e dikurshme '' Policia eshte me ne''? Keto jane frutet e saj...</p>
Polici qe nuk ben asnje
<p> Polici qe nuk ben asnje ore stervitje, ne lufte kunder situatave qe shfaq krimi, keshtu do te veproje. Krimineli qellon, pese here, hipen ne makine dhe largohet , shoket e kryekomisarit rrine me duar ne xhepa, apo me keq, sic ka deklaruar i arrestuari, i ka mbushur breket para kriminelit dhe i ka rene te fiket. Po pergatitja psikologjike ku eshte. Le qe ku e dine ne polici cfare eshte pergatitja psikologjike. Beni nje analize. Mbi 90 % e policeve te vrare nga kriminelet, nuk kane vepruar ne baze te rregulloreve taktike,qe mesojne se si ndalohet nje kriminel.</p><p> Dhe po nuk u vleresua kjo gje, te tjera raste te ngjajshme do te degjojme...</p>
Add new comment