Kadarenë e mbronin Hoxha-Shehu-Alia, - thotë ish-dekani i Arteve

Kritiku Razi Brahimi, ish-dekan i degës krijuese dhe përgjegjës i seksionit shkencor të Institutin e Lartë të Arteve, flet në Shekullin e sotëm për artin dhe represionin ndaj artistëve në periudhën komuniste, e ndër të tjera edhe për Ismail Kadarenë. “Pas Plenumit IV, kur u dënuan shumë artistë dhe shkrimtarë, Ismail Kadare thuajse nuk u prek fare. Ndërkohë Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja e adhuronin Ismail Kadarenë dhe e përkrahnin shumë atë. Kështu ata bënin çmos në mos për t’i eliminuar, të paktën për t’i frenuar kritikat ndaj tij...” thotë Brahimi.
Duker qenë se mes viteve 1965-1973 njiheshin lidhjet miqësore mes Kadaresë e Paçramit, Razi Brahimi gjykon se “Kadare nuk duhet të mbante qëndrim negativ ndaj tij pasi ai ra nga “fiku” aq sa ta nxirrte atë antikombëtar duke shkruar se “Paçrami dridhej para monumentit të Skënderbeut më keq se pashai turk.”
Nga ana tjetër, Kadare mbrohej nga të gjithë titullarët kryesorë: nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia. Razimi Ngul këmbë se “Pavarësisht historive politike, Kadare ishte i mbrojtur personalisht nga Enver Hoxha. Ndoshta ishte një ndjesi krahinore si gjirokastritë që ishin...”
Para pak ditësh u botua po te “SH” letra e Kadaresë për Nexhmije Hoxhën (1973) ku ai ankohej se një tjetër shkrimtar kish ndërtuar një personazh negativ, që ishte vetë Kadareja. Razi Brahimi kujton për këtë: Në një rast Kadare u përfshi në debat me Fatos Arapin pasi e akuzoi atë se në një novelë të tij “Dikush më buzëqesh” e kishte trajtuar si një personazh negativ të veprës. Ndërkohë që edhe Arapi pretendonte se një personazh i romanit “Kronikë në gur” presupozonte atë vetë. Fill pas kësaj Hamit Beqja që punonte në KQ në atë kohë, bën një artikull në mbrojtje të Kadaresë. Por nuk pati reagime për insinuatat që Kadareja bënte me të tjerët. Presioni ishte aq i madh sa Fatos Arapi bëri autokritikë në Lidhje dhe u detyrua t’i kërkojë të falur Kadaresë.”
k. c.
Comments
Vetem ky .... nuk ka te
<p>Vetem ky .... nuk ka te drejte te hape gojen. Nese deshiron te flase, le te tregoje per ata shkrimtare e artiste qe mori ne qafe me spiunlleqet e fshehta dhe denoncimet e hapura.</p>
Add new comment