Liderët politikë grekë po e nxisin vetë partinë neo-naziste drejt veprimeve ekstremiste për të trembur perëndimin?!

Postuar në 23 Shtator, 2012 07:38

Sipas “The Business Insider”, ka një raportim të ri nga Reuters që thotë se vendimi tjetër për ndihmën greke po vonohet qëllimisht, për të krijuar ndonjë "surprizë" për Obamën para zgjedhjeve. “Ne kemi kërkuar, thotë portali, informacion nga një burim në Greqi që është shumë i brendshëm në situatën e ndihmës ndërkombëtare që po i jepet atij vendi, nëse kjo teori është e vërtetë, dhe përgjigjja që dha ishte edhe më interesante se sa kishim parashikuar.”

Kushdo në Greqi po e përflet këtë fakt, por le ta quajmë ende si teori konspiracioni: këtu flitet se Agimi i Artë është duke u përkrahur/nxitur fshehurazi nga aleatët e qeverisë në mënyrë që të trembë Trojkën që të mos tregohet shumë e “rëndë” me Greqinë. Kjo, e parë nga këndvështrimi grek. Qendron edhe fakti se Agimi i Artë (partia neonaziste) ofron siguri nëpër lagjet, madje dhe shërbime të tjera (të tilla si mbledhja e qirasë), aty ku metodat normale ligjore po dështojnë. Këta njerëz (neonazistët) po shihen gjithnjë e më shumë si "ata që të zgjidhin hallin", dhe e majta greke është shumë e merakosur nga fuqizimi i tyre. Historia evropiane jep arsye të forta për t'u shqetësuar...

Çdo Ambasador i SHBA kudo në botë (dhe stafi i tyre i besueshëm) dërgon GJITHMONE në Uashington raporte në lidhje me rritjen shqetësuese të ekstremistëve për të justifikuar më shumë vëmendjen dhe ndihmën e Uashingtonit për atë vend. Besueshmëria e thashethemeve të kafeneve të Athinës ndoshta nuk është tërësisht për t’u marrë për bazë, por vetëm fakti që ky fenomen është kaq i përfolur aty krijo vend për dyshime. Nga ana tjetër, sondazhet tregojnë që Agimi i Artë neonazist është në vendin e 3-të. Kjo është një arsye e mjaftueshme që udhëheqësit grekë dhe evropiane janë të tmerruar në lidhje me perspektivat e daljes greke nga Euro, dhe kaosit politik që mund të pasojë, raporton The Business Insider.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

agimi i arte nuk ka asnje ndryshim ideologjik me partite e tjera greke, pervec faktit qe keta shprehin hapur ate qe te tjeret bejne.  te gjitha partite greke  si burim ideologjik kane ''idene e madhe''qe ushqehet nga kisha greke

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Se mos u del djalli nga shishja?

Megjithese,  me thene te drejten, eshte djalli globalist qe ka futur ne shishe djallin nacionalist.

Submitted by Leno (not verified) on

Sa veprime te mjera keto te qeverie greke!. Keshtu e nisi edhe qeveria gjermane ne 1932, e thirri Hitlerin per ndihme, pastaj ne 1933 ky i vuri drune. Po u dhe gishtin ata ta kepusin krahun, po he.

Submitted by Relapso (not verified) on

Eh mo Leno, po Greqia nuk eshte Gjermani, mjafton nje pordhe e Turqise, te mos themi e Amerikes, qe Greqia te asfiksohet!

Submitted by Pirro (not verified) on

E kam patur heret kete dyshim dhe ja qe doli real. Jam dakord edhe me komentuesin e pare kur shkruan se gjithe politika greke perfshire edhe kishen talebano-ortodokse greke, eshte fashiste deri ne palce!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.