Krasniqi: Objektiv politik i FRD-së, thyerja e “tiranisë së 71-shit”

Postuar në 23 Shtator, 2012 14:36

Afrim Krasniqi është një penë e njohur e publicistikës shqiptare, por edhe një këshilltar i afërt i ish-presidentit Bamir Topi. Në një artikull të tij në gazetën shqiptarja.com, Krasniqi ka analizuar risitë që sjellin në garën politike dy partitë e reja FRD dhe AK, por kuptueshëm, është ndalur më shumë në partinë e kryesuar nga ish-shefi i tij Topi.

Sipas Krsaniqit, FRD-ja do të ketë si objektiv kryesor politik dhënien fund të tiranisë së 71 votave. Dhe me “tirani të 71 votave” Krasniqi ka parasysh faktin se njëra palë politike (dje socialistët dhe sot demokratët) kanë zgjedhur krerët e institucioneve më të rëndësishme shtetërore, pa mbajtur parasysh domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve të pavarura nëpërmjet dialogut dhe përgjegjësisë qytetare.

Duke iu referuar LSI-së, Krasniqi thotë se ajo e kishte shansin të luante rolin e thyerjes së “tiranisë së 71-shit”, por për të kishte më rëndësi marrja e 20%-shit të tortës së pushtetit. Dhe për udhëheqësin e LSI-së, ai thotë se ka mbetur në nivelin e sulmeve personale ndaj kundërshtarëve, ndryshe nga udhëheqësit e FRD-së që synojnë të rikthejnë në debatin politik shqiptar civilitetin e debatit të viteve 20-30.
E.Zaloshnja
Artikulli i plotë i Krasniqit: http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/zgjedhjet-2013-dhe-pa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.