Emrat e dy agjentëve në Paktin Detar "nuk më kujtojnë asgjë" - thotë ish-Presidenti

Dje revista JAVA sfidoi këdo që është i interesuar se ka fakte që tregojnë prezencën e agjentëve në nivele të larta të shtetit shqiptar, deri dhe tek ekipi negociator që “fali” detin. Ajo foli (pa përmendur emra) për 2 eksponentë që menjëherë pas marrëveshjes së detit “sikur u ndriti fati” dhe patën ngritje në karrierë.
Sot "Shqiptarja.com" është përpjekur të marrë një prononcim nga ish-Presidenti Alfred Moisiu, në lidhje me një fakt pak të njohur të risjellë në vëmendje nga revista.
JAVA shkruante që Moisiu ka bërë debat të fortë me minsitrin që kishte propozuar për ngritje në detyrë të njërit prej këtyre ish-agjentëve. Por ish-Presidenti Moisiu ka thënë për "Shqiptarja.com" se “këto emra nuk më kujtohen fare. Kam patur probleme nga më të ndryshmet gjatë ushtrimit të funksionit të kryetarit të shtetit edhe për këto, por edhe për çështje protokolli me kryeministra apo funksionarë të tjerë që më lejonte pozicioni që të kisha, që janë reflektuar dhe në refuzim ose mosfirmosje. Por për hir të së vërtetës këto emra nuk më kujtojnë asgjë”.
K. Cukali
Comments
po ci doni agjentet e nivelit
<p>po ci doni agjentet e nivelit te mesem ,kur ne kemi kryeministrin mbrojtesin me te flakte te intereswave serbo-greke</p>
Add new comment