Harasani dorëzon mandatin e deputetit

Postuar në 25 Shtator, 2012 06:36

Deputeti socialist Andis Harasani nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e bëri të ditur këtë vendim në mbledhjen e grupit duke theksuar se largimi i Harasanit është tërësisht personal.
Sipas Ballkanweb, Rama e ka lajmëruar kështu ikjen e Harasanit: “Andis Harasani, largimin e tij nga grupi po e bën për arsye tërësisht personale, dhe dua t’ju siguroj dhe juve siç jam dhe vetë se ky largim nga grupi nuk është heqja e mbështetjes nga PS nga ana e Nisit (Andis), sepse Nisi do jetë një mik i të gjithëve ne, por edhe mbështetës i rrugës sonë drejt fitores së zgjedhjeve, unë e mirëkuptoj tërësisht. Nuk e shoh të udhës që të bëjmë krahasime që arsyet personale të prevalojnë”.

Në profilin e tij në Facebook, deputeti shkruan se largohet për arsye tërësisht personale dhe se do të vazhdojë të kontribuojë në fushatën elektorale të PS.

Comments

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

<p>Do kete bere para boll.Po pate leke ne Amerike rrohet si pasha,mbase behet rapper.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.