Mediat janë bërë të gjalla për grevën e urisë së të burgosurve politikë. Ambasadorët jo…

Postuar në 25 Shtator, 2012 06:44

Televizioni A1-Report dhe gazeta shqiptarja.com ishin të parat që informuan publikun për fillimin e grevës së urisë të një grupi të burgosurish politikë të shtunën në mbrëma. Pas tyre, edhe media të tjera që nuk shquhen për mardhënie të afërta me qeverinë e kanë pasqyruar gjerësisht këtë grevë urie. Ne të respublica.al nuk bëjmë përjashtim – kemi dhënë detaje të vendit ku po zhvillohet greva dhe një listë të kërkesave të grevistëve (http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/23/filluan-greven-e-urise-6-ish-te-burgosur-politike-ne-total-kane-kaluar-plot-75 ; http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/24/cfare-kerkojne-ish-te-burgosurit-politike-te-ngujuar-ne-greven-e-urise ) Ka patur vizita të OJQ-ve dhe politikanëve shqiptarë në vendin ku po kryhet greva, por një prej grevistëve, Shpëtim Karamuça, na tha se nuk ka patur asnjë vizitë nga diplomatët e huaj në Tiranë.

Për raste të diskriminimit të shtresave vulnerabile, si romët apo homoseksualët, kemi parë reagime të forta të misionit të BE-së dhe OSBE-së, si dhe të ambasadës amerikane dhe ambasadave të tjera. Të bën përshtypje që ato nuk po bëhen të gjalla për një grevë urie të njerzve që u është shkatërruar jeta në zgafellat e burgjeve të diktaturës së djeshme dhe që po nëpërkëmben në 22 vjetët e demokracisë së sotme…

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Jane kategoria me e diskriminuar ne Shqiperi gjate ketyre 22 viteve dhe absolutisht nuk meritojne kete trajtim sepse kane dhene vite nga jeta e tyre per te pare demokracine ne Shqiperi dhe per te rrezuar komunizmin. Te gjithe kryeministrat qe nga Nano e deri te Berisha nuk i kane vleresuar keta njerez, por vetem sa jane tallur me ta ne kohe fushatash. Fakti qe opinioni publik dhe shoqeria shqiptare nuk e kane vrare shume mendjen per ta tregon se sa pak i vleresojme dhe se sa te prapambetur jemi si komb.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.