Gregor Rama shkruan për veten, për të tjerët dhe për "tendencën për të kap noi lek"

Gregor Rama ka shkruar një editorial në TemA-n e Mero Bazes (mund ta lexoni të plotë edhe në kolonën djathtas këtu në ResPublica në rubrikën Op-Ed). E para gjë që bie në sy është që Gregu (kështu e ka firmosur editorialin, me emrin e shkurtuar) i ngjan të atit jo vetëm në pamje, por edhe në të shkruar. Flet në artikull mbi raportin mes vetes dhe atyre që e rrethojnë, mënyrën si i drejtohen (e lidhur thuajse përherë me të atin). "Ç’të bëja me gjithë këto personifikime, kritika, shpoti, akuza, superlativa, lavde, lajkatime, veçse t’i lidhja aty për aty me një rresht të Majakovskit: “Njerëzit jetojnë në ekstazë…”.Në një pjesë të kësaj analize flet edhe për materializmin ekstrem si ves që ka kapluar shoqërinë shqiptare.
Shkruan Rama: "…Tendenca “për të kap noi lek”, e cila tek të rinjtë është akoma embrion, tek mosha e mesme ideali kryesor i jetës dhe tek pleqtë ish-ideali kryesor i jetës. Nuk e mohoj që biznesmenët, ekonomistët, llogaritarët, fatorinot në autobuset, pronarët e shkollave private, pra të gjithë ata të cilët, fati, vullneti dhe jeta i lidhën fort me botën e Lizës, mund të jenë “çun i mirë shumë” ose “vajzë përsëmbari”. Mrekulli ndodhin dhe ato ndodhin thuajse një herë në muaj. Megjithatë biznesmenët e pakompleksuar apo akademikët më fusin frikën sepse në vështrimet e tyre, ndeshem gjithmonë me një ndriçim të argjendte i cili nuk është veçse momenti kur ata ëndërrojnë për kapjen e shumës… Njëherë e një kohë shqiptarët thërrisnin: “Rroftë Bashkimi Sovjetik” ndërsa sot… Eh, sot…çfarë prisje ti, gjërat nuk mund të jenë më si dikur. Natyrisht që edhe kjo periudhë është kalimtare, të paktën kështu uroj dhe kështu shpresoj. Do bëj çmos për të mos i folur të panjohurve që ndërpresin shëtitjet e mia në park, rrugica apo bulevarde, sepse ndodh që babanë tim e njohin që të vogël por njëherazi janë… biznesmenë". (A.N.)
E plotë edhe në:
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/09/26/ai-baba-jot-nuk-osht-nter...
Comments
I nderuar zotëri.

I nderuar zotëri. Ja ndihmesa ime që nga shpirti më buroi, është krijesa ime dhe vetëm imja në pamundësi për më shumë.

Heshtje institucionale. Jehonë opozitare. Asnjë protestë shoqërore. Heshtja e një kërme. Kjo është heshtja e një republike varrezë. Ku të gjithë, të vdekurit, e dinë mirë se çfarë janë. E dinë mirë se nuk bën të qahen. E dinë mirë se për ta njeri nuk qan më. Dhe normal. Kaluan 21 vjet. Gjithëçka harrohet, mbetet vetëm kujtimi. Por kujtimi nuk mund të qahet – more idiot. Sepse nuk është një gjë e gjallë. Dhe atëhere? Kurajo. Sidoqoftë diçka tjetër mbetet në vend të kujtimit. Çfarë? Prehja. Të ndenjurit shtrirë. Vetëm shtrirë, si ne gjumë, të vdekurit mund të rrinë. Kjo është e drejta e madhe e tyre, e cila buron nga karta universale e të drejtave të të vdekurve. Kanë ata edhe një te drejtë tjetër të madhe. Lirinë. E me c’rast mësoni ju o të vdekur se nuk jeni të izoluar – mes jush. Të izoluar janë vetëm ata që nga bota e jashtme vinë. Dhe për këtë hall as Karta një zgjidhje nuk e parasheh. E në këto kushte, në shtetin e mortit, është pak që të ndjehesh i mjerë. As ngushëllim nuk mer. Ja. Shkoqur po ta them. Se. Edhe ata pak të afërm te cilët vinë, herë pas here, që ti vizitojnë të vdekurit e tyre – të pajetët nuk i dëgjojnë dot. Sepse të dashurëve zëri nuk u del. Nuk kanë as figurë. Nuk kanë as edhe ndonjë mjet tjetër që ti ndihmojë sadopak që të lidhen me atë botë. Gjithësesi. Me shpresë. Sepse janë atje, gjithashtu, ndonëse pas kangjellave të varrezave, ca njerëz të huaj qe japin e marin me këmbë e me duar; që duken sikur por masturbojnë gëzueshëm, apo, sikur bëjnë thirrje për tu bashkuar me ta. Prapë se prapë asgjë nuk lëviz. As gurët e varit, të paktën. Vetëm qiparisave tek-tuk, më të rrallë, koka se ç’u tundet rëndë-rëndë. Kaq peshëmadhe, kaq e thellë na qënka kjo vdekja e shtetit? Po. Pse pak te duket? Po. Pak më duket. Ka edhe me keq – thonë. Apo me të dëgjuar e kanë. Le te presim. Se të vdekur jemi, dhe më shumë se jetën nuk kanë se ç’të na marin – nuk kanë se ç’të na japin. Një jetë e humbur nuk është asgjë. Mijëra jetë të humbura nuk janë gjë fare. Kjo është forca e një populli. Forca e një shoqërie. Forca e nje shteti. Forca e Partive. Kjo është forca e prijësve demokrat. Që, ti garantojnë për ditë qytetarët se vdekje të rehatëshme do të kenë; se të lirë do te prehen në mrekullinë e pafundësisë. Dhe që mëndjen, sakën, nga jeta të mos e kenë. Nga kjo putanë, nga kjo lavire e cila prej një kohe tepër te largët gjallon me mashtrime. Që vetëm gënjen – si një opozitar. Që me shpresa njerëzit i mban për një jetë më të mirë, për një jetë ndryshe. I mban të zhytur nën dridhmën se një ditë do t’u jepet e tëra, e lirë, gjoksjashtë, pakufi, buzëdjegur dhe e barabarte për të gjithë. Heshtje. Heshtje shterruese. (E gjithë salla ngrihet në këmbë, brohoritje, ovacione të papara, lot gëzimi për udhëheqësit e partive, për sovranin dhe sovranitetin e vdekur. Ju bëftë dita njëmijë – uron një nënë, një grua, një motër shamizezë. Urojnë edhe të gjithë burrat e paepur – për nga pabesia që këto dy fjalë fshehin në gji. Urraaaa…… ) . Nas Piba.

Gregori ka shkruar shume

Gregori ka shkruar shume bukur , dhe duket qe ka talent ne te shkruar__

Porse ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se ai ka pjekuri _-Kjo eshte dicka e rralle tek te rinjte.

Cfare ironi fati!Gregu

Cfare ironi fati!Gregu shkruan ne gazeten e Mero Bazes?!Ne ate gazete ku jo shume kohe me pare ,per te thuhej se kishte ardhur ne jete pas nje incesti familjar ,e se ku ibehej thirrje publike te vertetonte atesine, e te tjera e te tjera marrezi si kjo.Eh ECCE HOMO!

Nuk besoj se per kete duhet

Nuk besoj se per kete duhet fajesuar Gregori sepse as heren e pare e as te dyten nuk besoj te kete qene zgjedhja e tij .... nese po nuk qenka vetem Mero qe i thote dajes derr por edhe Gregu qe i thote derrit daje .... sidoqofte i uroj gjithe te mirat !

e lexova shkrimin.Pjesa e

e lexova shkrimin.Pjesa e fundit per I-Phone ishte e bukur,pse jo.Kater pjesezat e tjera ishin qarje halli e ca ekstaze;eshte fat te te lene nje faqe e te thone::-shkruaj çfare te duash!Eshte hall i madh te jesh bir"Lideri",por me keq akoma te jesh bir mbreti apo princeshe.Dine nga ky hall Harry dhe Kate Midleton.I pari se s'ben dot orgji neper disko,se i dalin fotot,e dyta se nuk merr dot diell me gjoksin perjashta(pardon,i thone topless-ne shqip leshtopi)dhe nuk nderron dot mbathjet ne tarrace se ia publikojne çastet nudo.Pra,fatkeqesi e madhe te jesh aspiruese mbretereshe.Me mire te mos kesh baba te njohur ne moshe madhore,por ne shkolle duhet,se mesuesit dhe me vone pedagoget(pardon,ketyre kane filluar t'u thone prof)te vene dhjeta edhe pa kapur liber me dore.z.Muçi,kur te botosh monologje te tilla kije parasysh se femijet e Liderave jane ca kapriçoze.Mire basketi mund te jete trashegimi familjare,artet vizive,te folurat krahinore(atij qe i thone"o shoku"ne Vlore,ne Tirane i thone"o plako"),por talenti do ca djersitje.Nga tere shkrimi une do veçoja pjesen e fundit.E gjithe pjesa tjeter m'u duk monolog ne tavoline,ku tjetri qe degjonte s'kishte te drejten as te trokiste goten.Tani e kam te qarte se me çfare bisedash e shtyjne te rinjte ne lokalet e bllokut.

Add new comment