18 emrat: një prej tyre do firmosë rezultatin e zgjedhjeve të 2013-s

Kuvendi ka publikuar në faqen e tij online listën e kandidatëve që konkurojnë për postin e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në listën e kandidaturave janë 18 propozime, prej të cilave pritet të dale edhe fituesi, që do të kryesojë KQZ- në këtë mandat të ri. Emrat janë përgjithësisht të palakuar në media, me përjashtim të numrit 16, e cila në disa artikuj të shtypit të ditës është lajmëruar si "këshilltarja e Topallit" dhe si "kandidatja kryesore për t’u zgjedhur në krye të KQZ-së".
Shtypi ka folur edhe për Ilirjan Celibashin si dhe për këshilltarin e Berishës Oerd Bylykbashi, si kandidatë, por emrat e tyre nuk gjenden në këtë listë. Përbërja e kësaj KQZ-je të re është vënë në qendër të vëmendjes së publikut, jo vetëm për shkak të rrethanave të zgjedhjeve të 2013-s, por edhe për shkak të sjelljes së KQZ-së së mëparshme, veçanërisht në ditët që pasuan nxjerrjen e rezultatit elektoral për zgjedhjet lokale të Tiranës. Më poshtë, lista e plotë e kandidatëve sipas faqes zyrtare të Kuvendit:
1. Neritan Kalamishi
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari
4. Kastriot Frasheri
5. Haki Mustafa
6. Sajmir Vishaj
7. Gaspër Kokaj
8. Sokol Hasani
9. Myrteza Myftari
10. Sokol Ago
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume
16. Lefterie Lleshi (Luzi)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali
Comments
Disa emra perjashtohen direkt

Disa emra perjashtohen direkt nga kriteri qe nuk duhet te kane pasur poste partiake/politike ne pese vitet e fundit. Marsida Xhaferllari ka post politik (keshilltar i ministrit), Haki Mustafa kryetar njesie ne nivel partiak, (11 Tirane), Sokol Hasani eshte shkarkuar nga detyra per shkelje administrative, (zv drejtor Aluizmi), Anton Lleshaj e Kastriot Frasheri nuk kane pervojen 10 vjecare qe kerkohet, Myrteza Myftari i denuar nga gjykata, Muharrem Noka ka punuar ne policine e shtetit ne 5 vitet e fundit, Altin Qoshja kryetar njesie i PD (zona 2) ne Tirane...etj, pra qe perjashtohen direkt nga konkurimi. Atehere kush ka shanse? Keshilltarja e Jozefines (gruaja e Ilir Lleshit qe fiton tenderat e shqtypshronjave Ilar), Leferija, zyrtari shkodran i panjohur por qe merret me hipotekat e Jozefines, Neritan Kalamishi; drejtoresha shkodrane e qarkut, Etleva Paplekaj dhe drejtoresha tjeter e qarkut Kozeta Vuksanlekaj; nje kuader i stafit turk te Edit Harxhit, Endrit Reka, ...dhe Kristaq Kume qe ka hy vete ne gare....Pra zgjidh e merr mes keshilltares se Jozefines dhe tre vartesve te saj ne Shkoder!

1) Sipas nje lajmi te

1) Sipas nje lajmi te meparshem, personat qe kane qene nje here ne postin e kryetarit te KQZ perjashtohen, prandaj mbetet i paqarte regjistrimi i Z. Kristaq Kume; 2) Ne rast se kandidate kryesore qenkerka keshilltarja e Topallit atehere me mire te kishin lene Ben Ristanin.

Tani po shoh deformimin e

Tani po shoh deformimin e infos qe keni publikuar...Kush eshte shkarkuar per shkelje administrative,apo shkelje quhet kur kallezon Kryeministrin per shkelje?! E meritoni nje padi civile !!!

Add new comment