Nikoliç nuk takohet me Jahjagën, ndërsa “Thaçit nuk ka arsye t’ia japë dorën as sot, as nesër”

Postuar në 26 Shtator, 2012 03:48

Një numër kryetarësh shtetesh e qeverish janë në New York për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Dhe siç ndodh gjithmonë në një rrethanë të tillë, organizohen takime, bëhen biseda, shtrëngohen duart, shkëmbehen buzëqeshje, bëhen foto. Por kjo nuk ka ndodhur mes Presidentes së Kosovës, Jahjaga e Presidentit serb, Nikoliç, të cilët kanë qenë mbrëmë në darkën e organizuar ngaBarack Obama, ku kanë pasur mundësi të shkëmbejnë shikime. Asgjë tjetër përveç shikimeve. Edhe burime shqiptare, edhe burime serbe kanë raportuar nga ‘vendi i ngjarjes’ se të dy e kanë evituar njëra-tjetrin. Madje, mohimi i një takimi të tillë është bërë me një krenari e ngrefosje që bie në sy. Vetë Jahjaga nuk ka folur, por Nikoliçi ka dhënë një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve B92, dhe aty ka deklaruar: “Nuk është fare koha e as që ndiej nevojë [për takime të tilla], dhe as që do të ma falte këtë dikush në Serbi. Kur të arrijmë diçka me të cilën të gjithë do të jemi të kënaqur mund edhe t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit. [Ndërsa] Thaçit me të vërtetë që nuk kam [asnjë] arsye t’ia zgjas dorën ndonjëherë”.

 

E.G.

Comments

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

<p>Bravo i qofte Nikolicit sepse i ka dhene nje mesim te mire si Presidentes qe me arrogance qendron ne piediestalin qe ja krijuan perkohshem por edhe Kryeministrit Thaci qe eshte gati ti lutet puthadoresh nje Serbi anti-shqiptar qe ka karakterin ti thote tutje o funderrine! Merruni merruni me ate budallaqen Ashton dhe mire tju a bejne Serbet qe ju degjenerojne ne syte e botes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.