Ose shi nga qielli, ose para nga buxheti i shtetit -- përndryshe, mbetemi pa drita…

Postuar në 26 Shtator, 2012 08:51

Gazeta Shqip raporton se thatësira e tejzgjatur, si dhe shfrytëzimi maksimal i hidrocentraleve të Drinit, ka shkaktuar zbrazjen e liqenit të Fierzës, niveli i të cilit ka arritur në kuotën e 267 metrave mbi nivelin e detit, ose vetëm 10 metra larg pikës kritike të pezullimit të punës. Drejtues të KESH-it, korporata që menaxhon hidrocentralet shtetërore, kanë informuar “Shqip”-in se niveli i ujit bie çdo ditë me të paktën gjysmë metri në liqenin e Fierzës. Pra, pas rreth 20 ditësh, në qoftë se nuk bien shira të shumtë e të vazhdueshëm, hidrocentralet e Drinit do të pushojnë së punuari. Dhe e vetmja mënyrë sesi KESH-i mund të furnizojë CEZ-in (d.m.th. ne konsumatorët) me energji pas kësaj do të ishte importimi i energjisë nga jashtë. Por për këtë duhen para. Dhe para KESH-i nuk ka. Sipas “Shqip”-it, KESH-i ka borxhe rreth 150 milionë dollarë, ku një pjesë u takon bankave, si dhe operatorëve ekonomikë. Ndërkohë edhe vetë CEZ-i është në gjendje shumë të vështirë financiare për të blerë energji drejtpërdrejt nga tregjet e huaja – borxhet e saj i afrohen shifrës gjysëm milliard dollarë. Me pak fjalë, KESH-it i duhet ose shi nga qielli, ose para nga buxheti i shtetit. Përndryshe do të mbetemi pa drita…
E.Zaloshnja
Artikulli i Shqip-it: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/26/fierza-ne-renie-te-...

Comments

Submitted by Anonimtoni (not verified) on

<p>Se mos eshte hera e pare, rendesi ka qe Komandanti Sali te kete drita e te jetoje ne bollek, se me pak fjale jeta ketu nuk shijohet ne menyre personale por kolektive. Ai te jete mire se ne te tjere, ska rendesi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.