Albin Kurti maturantëve: “I mbushët 18 vjeç? Ok, tani jeni të papunë”, kjo është ajo që ju thotë sistemi

Postuar në 26 Shtator, 2012 11:30

Vetvendosja ka organizuar një takim të Albin Kurtit me disa maturantë të Prishtinës. Dhe i pari i Vetvendosjes është përpjekur t’i shohë si agjentë të ndryshimit, e jo si votues të nesërm.

“Ndryshimet e mëdha [në këtë botë] i ka bërë rinia. Ndryshimet nisin nga poshtë; nuk mund të nisin nga lart; ata lart janë të kënaqur, janë njerëz që nuk kanë asnjë motiv për ta ndryshuar këtë situatë”, u tha ai atyre që shumë shpejt mbushin 18 vjeç. Dhe e ka shfrytëzuar këtë moment “të pjekurisë civile e civike”, për t’iu thënë: “A e dini çka ju thotë sistemi juve, [pasi mbushni 18 vjeç]? Urime ditëlindjen, tash je i papunë”.  

Më poshtë, Kurti ka shpjeguar arsyet e lindjes e të ekzistencës së Vetvendosjes: “Ne nuk jemi prej qejfit në politikë. Ne jemi prej zorit, sepse qejfet tona janë ndryshe. Nuk janë këto politike, me të cilën po duhet me u marrë. Amá e kemi kuptuar një gjë, nëse në jetën tënde nuk merresh hiç me politikë, politika çdo ditë [do të] merret me jetën tënde. Prandaj patjetër që merresh me politikë, vetëm se çështja është a merresh pasivisht a aktivisht. E Lëvizja Vetëvendosje thotë se me qenë se merresh me politikë, sepse edhe kur ne nuk merremi me të ajo merret me neve, më mirë të jemi aktiv se sa pasiv”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by shqiptari (not verified) on

<p>E njejta gje si cdodh me koleget &nbsp;e tyre te Shqiperise. nje sitem koke e &nbsp;kembe i korruptuar. i drejtuar nga njerez te paafte per te drejtuar dhe per ti sherbyer interesave te vendit.</p><p>mjere shqipetaret e shkrete te thuaj.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Mua me vijne zorret ne goje kur degjoj ksi politikanesh e u thone te rinjve te tilla fjale. Po cfare propozon ai.?A din Albin Kurti e te gjithe te tjeret ndonje rruge a alternative si mund te ndreqet situata? se nga ta vec te shajne pritet. Nuk thone te bohemi tok e bashke te gjithe e te perpiqemi tu japim zgjidhje problemeve. Une jam me se i sigurt se edhe ata po te jene ne pushtet nuk kane per te rregulluar ndonje gje. Bejne sikur kane ardh nga planeti mars. nuk e ndjejne veten ndopak pergjegjes per kete gjendje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.