Topalli: Topi e Spahiu marrin vota majtas; Me Berishën nuk funksionon presioni

A mund t’ju ndodhë dhe juve me FRD-në dhe AK-në ajo që i ndodhi PS-së me LSI-në? – kjo ishte pyetja që i bëhet Jozefina Topallit në programin e Babaramos, i cili në mendje ka një ‘migracion votash’ nga PD-ja drejt partive të reja. Do duhej një përgjigje racionale, por Topalli ndjek linjë tjetër: “Zoti Topi dhe ky zotëria tjetër kanë bërë politikën që i shkonte për mbarë Edvin Ramës; ata kanë sulmuar Sali Berishën. Donin t’i imponoheshin Sali Berishës që Bamir Topi të merrte mandatin e dytë. Donin t’i bënin presion, por Sali Berisha vetëm presion nuk ha. Dhe [prandaj] Bamiri gaboi shumë. Unë nuk besoj se Bamir Topi merr vota, se paratë i ka marrë. Nëse merr vota zotëria, i merr majtas, sepse të gjithë e kanë parë që ai ka votuar për Edi Ramën. Këtu mbyllet historia.”
Ish një intervistë, e cila ka patur si refren emrin ‘Sali Berisha’. “Sali Berisha është luajal”, “Prokuroria ka sulmuar qeverinë e Sali Berishës”, etj., etj.
Re.Pu.
Comments
Nuk e di se si perpiqeni ta

Nuk e di se si perpiqeni ta paraqisni Jozefinen por ajo ka bere nje figure dinjitoze tek Babaramo! Foli jo vetem sakte dhe prere si duhet flasin te gjithe politikanet por edhe adresoi te gjithe pergjigjet saktesisht dhe konkretisht me nje shpjegim e shqipe te qarte e thjeshte. Ishte ne nje kotrast shume te madh me ate faqeziun qe ishte javes qe kaloi ne studio. Faqeziu jo vetem qe beri nje figure prej anadollaku por genjeu skajshem e dha nje pershtypje prej mashtruesi banal e demagogu jevgjit. Jozefina pati vetem nje dobesi tek pyetja per prononcim ndaj Kryebashkiakut Basha. Ne menyren se si ju shmang prononcimit u verejt njefare sherri midis tyre. Gjithsesi foli sakte, prere dhe shume besimplote! Bravo i qofte sepse nuk eshte e lehte si femer ne ambjentin shqiptar te politikes.

figure e shquar,mendoj t'i

figure e shquar,mendoj t'i bejme nje"permenore"me rastin e 100 vjetorit.Seriozisht e kam!Nuk ka pse te harxhojme shume bronz.Mjafton qe te veme Jozefinen dora vete dhe te shtojme 2cm shtrese allçie rreth e perqark.Fitojme dy gjera;ju kenaqim juve jozefinfansave dhe kenaqim jozefinalergjistet,se kjo"gruja"eshte goxha figure kur rri me goje mbyllur.Ama sa fillon te flase e qelb fare!

Perse merresh me mendimin

Perse merresh me mendimin tim? Nuk kam te drejte une te prononcohem sic di dhe mendoj vete? Lirshem? Ballafaqohu se kjo eshte sensi i fjales se lire dhe jo rraprezalje inacore per dicka qe ste pelqen. Ti ke mendimin tend une kam timen.

Po ja,s'kisha ndonje mendim

Po ja,s'kisha ndonje mendim dhe dola per nje xhiro te vjedh mendime nga te tjeret.Kjo qe ke shkruar ne fakt eshte opinion.Kur thua qe jozefina ka flur me shqipe te qarte e ke thene me kunj apo si?Se ajo shqipen e flet si rruge e shtruar me çakull.Faqeziu eshte nje epitet shume i mjere per gojen e kerryeministrit.Te pakten siperfaqesisht kjo zonja kerryeparlamentare s'duhet te prononcohet per politikera votash,presionesh,"Topi i morri parate"etj,se ka kohe kur te behet fushata.Edhe njeqind te tjera pavaresise tende!

Jo mo jo, vazhdo te shprehesh

Jo mo jo, vazhdo te shprehesh mendimin tend, edhe pse eshte komplet i gabuar. Ne fakt, mjafton te bihesh krah mendimeve te Berishes, dhe kukumjackes, dhe ke bere mekat. I mban mend kercenimet e zhulifines ne parlament? Apo ato zhelet?

Sa te shkurter qe e keni kujtesen o shqiptare qe nuk zute mend!!!

jam shume dakord me ate qe

jam shume dakord me ate qe shkruan ky zoteria i pavaresise! ajo ishte shume e sakte dhe e sinqerte ne naivitetin e vet, ne servilizmin peshtiroses dhe mungesen e kultures, qe nuk le rast pa e manifestuar. zonja qe drejton parlamentin prej shtate vjetesh sikur te ishte dega e pd-se se rrashbullit, eshte shume e qarte dhe e vendosur ne injorancen e saj totale. jam teresisht dakord me ate qe shkruani ju, zoti Pavaresia!

A vertet ka ende te marre qe

A vertet ka ende te marre qe rrine e degjojne emision ku e ftuar edhte Jozefina? Sa keq!

Add new comment