Shqipëria firmos të premten për TAP; shpallen në mbledhjen e qeverisë afatet dhe... mandatet

Postuar në 26 Shtator, 2012 10:11

Marrëveshja mes Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP), do të nënshkruhet ne Nju Jork diten e premte nga perfaqesues te tre vendeve. Lajmin e ka dhene nje burim ministror italian, që citohet ne anonimat nga agjensia e lajmeve Reuters. Nga një njoftim i Ministrisë së Jashtme, mësohet po sot se “të premten më 28 shtator në Nju Jork, ministri ynë i jashtëm Panariti, me homologun grek Avramopulos dhe atë italian Terzi, firmosin marrëveshjen për gazsjellësin TAP”

“Firmosja do të bëhet në Nju Jork ku perfaqesues te larte te tre vendeve do te jene te pranishem ne nje mbledhje te OKB-se”- ka thene i njejti burim. Partneret e TAP jane EGL e Zvicrës (42.5 për qind), Statoil i Norvegjisë (STL.OL) (42.5 përqind) dhe E. ON Ruhrgas i Gjermanisë (15 për qind).

Marrëveshjen e përmendi sot në mbledhje qeverie edhe k/m Berisha, i cili nuk harroi ta shoqëronte kumtin me parantezat e zakonshme mbi 2077-n dhe shumë mandatet e ardhshme. Tha Berisha: “Gazsjellësi të ndërtohet në kohë rekord dhe të inaugurohet në prag të mandatit tjetër, brenda vitit 2017. I kemi të gjitha mjetet dhe mundësitë.. Ky është projekti më fizibël dhe më ekonomiku nga të gjitha projektet e tjera. Në Shqipëri do të investohen 2 miliard euro. Qeveria angazhohet me një seri grupe punesh për të zhdukur çdo pengesë burokratike dhe për të qartësuar çdo problem pronësie...” etj. Togfjalëshi i fundit duket më interesanti.

Rreth TAP:
http://www.trans-adriatic-pipeline.com/about-us/tap-ag-company/

Comments

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

<p>SUGJERIM PER ADMINISTRATORIN E FAQES: mos kujto se altin goxhaj dhe niku jan largu! ktu i ke prape, vetem kan ndru pseudonimet: albi, david, albetrt tapia, etj...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.