Një titull i “Panoramës”, një fjali e Ruçit (sipas vetë “Panoramës”) dhe çfarë po ndodh në Qarkun e Fierit

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Integrimit në Kuvend ka patur replika nervoze mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së, - sipas të përditshmes “Panorama”, e cila në titullin e madh të numrit të sotëm shkruan: “Gramoz Ruçi: Nuk ka integrim, po nuk u zgjidh Qarku i Fierit”.
Duket një frazë e fortë, po a e ka thënë vërtet Ruçi në këtë formë? Po t’i referohesh raportimit të vetë “Panoramës”, gjatë replikave nervoze për qarkun e Fierit, ku nuk zbatohen vendimet e gjykatës për çështjen e Këshillit të Qarkut, Ruçi i ka thënë Mesila Dodës: “Shefi yt le të kthejë përgjigjet. Të heqë pushtetin politik që ka shkelur me këmbë vendimet e drejtësisë dhe që nuk respektohen. Ne themi stop! Prandaj është opozita dhe ne jemi në rolin tonë dhe ky roli ynë bën që ne të integrohemi, ndryshe nuk ka integrim. Dhe fajtorë për këtë jeni ju”.
Me sa kuptohet nga kjo frazë, Ruçi nuk ka thënë "o qarkun e Fierit, o integrimin" por duket se ka dashur të thotë që - "nëse nuk do ishte mënyra si po e luan rolin e saj opozita, pra duke u tërhequr e duke toleruar, nuk do kishte integrim".
Po çfarë po ndodh në qarkun e Fierit? Përplasja në qarkun e Fierit ka nisur në 21 shtator të vitit të kaluar kur kandidati i majtë Vangjel Ndreko u zgjodh kryetar i këtij qarku. Që prej asaj dite, të djathtët lokalë me Enkelejd Alibeajn kryen rikonstituime të disa njësive vendore në këtë qark duke marë në tavolinë mazhorancën e këshilltarëve. Në 16 nëntor të vitit të kaluar prefekti thirri mbledhjen e këshillit ku u zgjodh kryetar i këshillit të qarkut kandidati i së djathtës Artur Shehu. Nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot ka vijuar përplasja të majtë-të djathtë për postin e Këshillit të Qarkut madje mes tyre ka nisur edhe një betejë gjyqësore. Vendimet e fundit të Gjykatës së Fierit dhe Gjykatës së Lushnjes (janë 11 vendime të gjykatave për Këshillin e këtij qarku) i kanë cilësuar të paligjshme rikonstituimet e kryera prej të djathtëve duka ua rikthyer mazhorancën të majtëve në Këshill. Por situata mbetet e bllokuar pasi Artur Shehu e ka çuar çështjen në Apel. Për sa kohë kjo çështje është pezull në drejtimin e qarkut vazhdon të jetë Artur Shehu i Aleancës për Qytetarin ndërsa në punë paraqitet përditë edhe Vangjel Ndreka i Aleancës për të Ardhmen.
A.N.
Comments
C'eshte ky "saktesim" kaq

C'eshte ky "saktesim" kaq diletant? Perse i vihet rendesi se cfare tha Ruci apo jo "o Fieri o intergrim" duke "saktesuar" nenkuptimit te ecurise normale te demokracise ku opozita ka rolin e saje qe eshte sigurisht thelbi i intergrimit. Nuk eshte ceshtja aty fare. Ky gjasme saktesim ka brenda nje deformim! Sepse sido qe te jete shprehur Ruci ne ate mbledhje dhe se cfaredo te kete qene nenkuptimi i drejte i fjaleve fakt eshte se Fieri sillet si arsye per te mbajtur peng nje ligj te karakterit shtet-komb si kusht i BE-se per statusin kandidat. PS-ja perdor kushtet e e statusit per politike komunale partiake. Kjo eshte ajo qe vjen ere dhe jo thenja e sakte apo jo e Rucit ne ate mbledhje. Statusi eshte ceshtje mbarekombetare dhe mbi politikat partiake. Kete gje deklaron edhe PS-ja. Pra perse mbahet peng nje ligj per gjykaten e larte per nje sherr ligjor te rangut komunal?!

Nga ana tjeter, PS kerkon dicka qe nuk mund te kerkohet ne nje shtet ligjor e te te drejtave ligjore sepse kjo kerkese mohon njekohesisht te drejten e cdo personi ligjor apo subjekti ligjor te ankimoje ligjerisht. Nese ka nje ngecje ne bashkine e Fierit kjo vjen si rezultat i proceseve ligjore. Keto ndodhin ne te gjithe boten! Se sa e moralshme eshte kjo nuk ka rendesi. Procedimi dhe shfrytezimi i hapsires ligjore nuk varet dhe nuk ka te beje me moral por me nje te drejte te gurte ligjore qe garantohet nga kushtetuta. Ne paranteze me kete mund te sjellesh faktin e bllokimit te ligjeve me arsyen e te drejtes se deputeteve per te perdorur voten si te duan. Edhe ketu mund te argumentohet me moralin por e drejta ligjore eshte nje e drejte pakoment. edhe ketu mund te palsesh nga morali por ce do se ky eshte sistemi qe duam te intergrohemi.

Ruci kerkon nga Berisha te smbrapse kolegun partiak qe ka bere ankimim. Kjo eshte pazar sepse ti thuash ti tjetrit mos perfito nga e drejta jote eshte jashtellogjike! Po te baraspeshoje PS-ja dhe Ruci vete fierin me ligjin e gjykates atehere kjo eshte dicka qe tregon se nuk jane per intergrim. Sido qe te jete shprehur Ruci Fieri nuk ka vend ne ate tavoline per ligjin absolutisht fare! Fierin dhe rolin e opozites le ta sqaroje Ruci ne gjykate po te deshi. Statusi nuk eshte qellim per perfitim partiak.

Kete qendrim, PS duhet

Kete qendrim, PS duhet ta kishte mbajtur qysh prej nje viti. Ne fund te fundit cfare presupozon hyrja ne BE. Qe Shqiperia eshte nje shtet qe u afrohet disa standarteve europiane. Por kur me urdher te SRB-it, nuk zbatohen jo pak por 16 vendime gjykatash per arkun e Fierit, per cfare standartesh europiane flasim. Qe ne vendimin e pare PS duhet tja kishte vene kufirin tek thana SRB-it: O zbato ligjet e shtetit qe drejton, o ne nuk votojme qe te fusim ne Europe nje shtet ku kyeministri eshte i pari qe nuk zbaton ligtjin.

Ne kete kuader, PS k shume faje, Ka qene lufta e vendosur e kryetarit te Qarkut zotit Vangjel Ndreka, qe me ne fund me duket se problemi po shkon drejt zgjidhjes. Vangjeli eshte lene teresisht i vetem ne kete beteje per qarkun. Kur ta fitoje qarkun pastaj do te afrohen te gjithe ta urojne, por deri me tani kane pare punet e tyre. Mos u dorezo Vangjel Ndreka. E meriton te shpallesh Qytetar Nderi i Fierit. Pasi po ve ne vend nderin e mijra votuesve te majte te ketij qarku, te cilet pa ofenduar preferencat politike te banoreve te tjere, jane ne raport 3 te majte dhe nje i djathte.

Ke shume te drejte. Vangjon e

Ke shume te drejte. Vangjon e lane vetem.

Kopilliku i Panorames duket

Kopilliku i Panorames duket qarte... Po nejse, histori e vjeter kjo kopilave ne Shqiperi

Add new comment