Autorja e “Monologjeve të Vaginës” do tentojë të mbledhë...1 miliard gra!

Postuar në 26 Shtator, 2012 13:03

Eve Ensler, autorja e famshme e “Monologjeve të vaginës” shpjegon në një artikull të The Guardian gjithë motivimin e saj për të luftuar për të drejtat e grave por edhe për vështirësitë e këtij aktivizmi. Ajo lançon me këtë rast datën e një proteste botërore që do të mbahet në 14 shkurt (V-DAY).
Një në tre gra në të gjithë botën është e destinuar që të paktën një herë në jetë ose të rrihet ose të përdhunohet, referuar edhe statistikave zyrtare të OKB, - thotë Eve, e cila për këtë arsye ka themeluar fondacionin “One billion rising” që së bashku me shumë organizata ndërkombëtare, kisha apo institucione të tjera do të organizojnë një protestë masive (faktet, në filmin e shkurtër 3 minuta në adresën poshtë këtij shënimi). Shpjegimi është i thjeshtë: duke ditur pak a shumë se 1 në 3 gra ose do dhunohet ose përdhunohet një herë në jetë, duhet të jenë mesatarisht 1 miliard të tilla. Nëse që sot ato do të protestonin apo denonconin, do të kishim plot 1 miliard protesta e denoncime brenda një dite. Por ato duhet të organizohen, gjë që e ka marrë përsipër autorja Ensler duke e filluar fillimisht me një fushatë në Facebook, një video të së cilës mund ta ndiqni gjithashtu në adresën e poshtëshënuar. A do të bëhen vallë 1 miliard vajza dhe gra më 14 shkurt…?

Dy video shoqëruese në:
http://historia-ime.com/en/feminizmi/item/418-1-ne-3-gra-do-...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ensler was born in New York, the daughter of a housewife and an executive.[4<sp... Her father was Jewish and her mother was from a Christian background.

S'do mend qe eshte çifute. Ishin ato qe nisen levizjen shkaterruese, feminizmin.

Submitted by Bard (not verified) on

Statistike e ekzagjeruar kjo per femrat: Jo nje ne tre meshkuj, por te gjithe jane rrahur me shume se nje here ne jete, ndersa ne Shqiperi, besoj statistika eshte edhe me alarmante; Nese llogarisim rrahjet ne trafik, rrahjet ne bulevard apo per kufij toke, i bie qe dikush te dale e te shkruaje nje liber me titull: Dialogjet e testikujve..

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

kam frike se monologje te tilla mund te grumbullojne 1 miliard burra dhe kane arsye pse.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.