"Është pra Imami një muxhahedin, një kamikaz që që vret dhe konspiron në favor të Kryeministrit?”, pyet Zheji.

Postuar në 29 Shtator, 2012 06:19

Në Editorialin e sotëm të gazetës MAPO, Artur Zheji del në mbrojtje të ministrit Arben Imami, i sulmuar sipas tij në mënyrë të pakuptueshme “me një pasion të veçantë nga Partia Socialiste apo dhe Kreshnik Spahiu rast pas rasti, kanë përveshur llërët për të demonizuar Imamin, si të ishte ai koka më e rrezikshme e oktapodit, apo vetë oktapodi i veprimeve okulte të qeverisë Berisha”.

Sipas Zhejit, ai po akuzohet për gjithçka madje edhe “për një armatosje të paligjshme të Forcave të Armatosura (?), sepse edhe Shërbimet Sekrete janë, duam s’duam, pjesë e Forcave të Armatosura. Të cilat, nuk duhet të bredhin të çarmatosura”.

Zheji arsyeton më poshtë që shërbimet inteligjente, pra “Shërbimet Sekrete të Ushtrisë, mos duhet të armatosen në tregun e Zi, me pistoleta të përdorura ose me kallashnikëve të Poliçanit?” 1.2 milionë dollarët, janë tepër pak, për Zhejin, krahasuar me dietat e shpenzimet pa limit të dietave të disa ministrave, drejtoreshave e deputetëve që bredhin botës për arsye qesharake shtetërore.

Zheji e mbyll duke ngritur një sërë pyetjesh retorike: “Vërtet Imami e zmbrapsi turmën protestuese më 21 janar? Aparatet e tij të përgjimit zbuluan ‘komplotin’ dhe deshifruan skenarin e opozitës për rrëzimin e pushtetit me emrin e Metës në gojë? Po pse atëherë Qeveria u kap në befasi? Apo grupet e sulmit të 21 Janarit ishin më inteligjente se Shërbimet tona Inteligjente Ushtarake? (...) Vërtet vallë ky Imami qenka kaq i rrezikshëm e kaq i tmerrshëm? Për Shqipërinë dhe Partinë Socialiste? Një kërcënim për Opozitën? Një pothuajse killer gjakftohtë? Një kospirator dhe një superagjent, një pasionant i luftës, një rrezik kombëtar dhe një rrezik kushtetues? Kur, pse, me çfarë dhe si? Është pra Imami një muxhahedin, një kamikaz që që vret dhe konspiron në favor të Kryeministrit?”

k.c. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.