Pa koment: Nga fjala e kryeministrit të Shqipërisë përpara fëmijëve dje në Baldushk

Postuar në 29 Shtator, 2012 08:28

“Të dashur fëmijë, kur shihni Parlamentin e komisionet parlamentare, do të konstatoni se në mes të mbledhjes, një grup deputetësh ngrihen dhe ia mbathin, dhe ai mbathin pikërisht atëherë kur duhet të votohen 2-3 ligje që kërkohen me doemos nga Komisioni Europian, për të votuar statusin e vendit kandidat. Në shkëmbim kërkojnë që të shkelmojmë vendimin e gjykatave… Ju jeni fëmijë, por prindërit e mësuesit tuaj duhet t’ju shpjegojnë juve se vendimet e gjykatave, sido që të duken, të drejta apo të padrejta, kanë vetëm një rrugë: t’i apelosh në gjykata dhe t’i zbatosh. Nuk mundet kurrë që një vendim që të pëlqen ta zbatosh dhe një vendim që nuk të pëlqen ta hedhësh poshtë e të thuash nuk e njoh, se pastaj drejtësia nuk ekziston. E thashë këtë që t’ju bëj thirrje që të bisedoni me prindërit tuaj dhe të mos harroni karriget bosh, të lëna në komision e Parlament, se kanë vetëm një qëllim: të errësojnë ëndrrën tuaj më të bukur e më fisnike të Shqipërisë europiane. Ne edhe pak do ta bëjmë këtë ëndërr të vërtetë… Në vitin 2001 ishim në Parlamentin Europian, pasi ju kujtohet historia e zgjedhjeve. Një europarlamentar, jo keqdashës ndaj nesh, u ngrit dhe tha: Ç’na duhen këta njerëz kur nuk kanë rrugë, drita, ujë? E vërteta është se ai nuk fliste nga pozitat e zengjinit ndaj të varfrit, por për të thënë se realiteti shqiptar ishte shumë larg realitetit të tyre. Sot jemi absolutisht, krejtësisht tjetër. Sot kemi ndërtuar shkolla ndër më modernet…"

Sali Berisha (nga fjala para fëmijëve gjatë inaugurimit dje të një shkolle në Baldushk)

Marrë nga: http://www.panorama.com.al/2012/09/29/berisha-te-dashur-femi...

Comments

Submitted by arben manaj (not verified) on

Shëmti po se po, por edhe e dënueshme, jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht është dhe duhet të jetë kjo që bën kryeministri me fëmijët dhe nxënësit e shkollave në Shqipëri. Në emër të disa viteve të tjera pushtet në dimrin e thellë politik, por edhe fizik të jetës së tij, ky njeri i raportuar, por pa u vërtetuar ende se trajtohet mendërisht, po merr në qafë psikologjisht të ardhmen e këtij vendi, fëmijët e saj.

A thua nuk mjaftojnë tmerret, dhuna psikike dhe traumat që i shkaktoi etja dhe ethet e tij për pushtet gjatë këtyre dy dekadave, me ata që sot janë 22 vjeçarë plus- minus, por  aktualisht po sakaton të bijtë e shekullit të ri!

Është e tepërt të përmend se ky brez 20 vjeçarësh është rritur në mungesën totale të rendit, në dhunën dhe shembujt e mungesës së ligjit, të djegieve, të rrëmujave sociale dhe politike, të kallashëve dhe dhunës verbale të iniciuar në shumicën dërmuese të rasteve brenda ose jashtë institucioneve, pikërisht dhe kryesisht nga ky njeri.

Vetëm ‘97-ta do ishte e mjaftueshme që ky njeri të izolohej për atë vragë psikologjike dhe dëmin që i ka shkaktuar vizonit dhe modelit të mbijetesës për një brez të varfër financiarisht dhe të pamjaftueshëm nga ana arsimore dhe me defekte të mëdha në standarde qytetarie, të cilat kanë qenë pasojë më shumë sesa shkaku i një rendi të ri politik në versionin më të egër dhe më absurd të aplikuar në vendet ish komuniste.

Submitted by zoy (not verified) on

Ku është OSBE-ja që toleron sjellje të tilla nga politika dhe një fushatë të pastër elektorale pa nisur ende zyrtarisht. Apo kot flas edhe unë! OSBE-ja….e birrës dhe kërnackave…

Ku është UNICEF-i që duhet të monitorojë abuzimet me fëmijët në çdo vend të botës?!

Ku janë O, ja Q-të që financohen me fonde ndërkombëtare në shumicë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Po prindërit dhe mësuesit që lejojnë që një i Marrë të marros fëmijët dhe nxënësit e tyre!

Kjo “pedofili” politike duhet të marrë fund sa më shpejt dhe të dënohet siç dënohet çdo abuzim me fëmijët në çdo vend normal të botës. Në mos ligjërisht, apo moralisht, ka edhe një mundësi tjetër; me votën e prindërve, motrave dhe vëllezërve më të rritur të të pafajshmëve më absolut të Shqipërisë.

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

Ky nuk di se ku eshte,por s'e ka per here te pare.Njehere ishte ne Patos dhe u thoshte"popull i Beratit".U shpjegon femijeve problemet e parlamentit,sikur eshte duke u treguar perralle me Topolino.Haha,sa per te qeshur!Bambarabam cico-coco,tre civette sul como,che facevano l'amo con la figlia del dotto...Il dottore s'ammalo,bambarabam cici-coco...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.