Braçe: Tregëti armësh me serbo-malazezët për 200 milionë Euro! Ministria Mbrojtjes: Pastrim i ushtrisë nga plehrat e komunizmit.

Postuar në 29 Shtator, 2012 11:12

Mediat kanë përcjellë prononcimin e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, që ka vijuar akuzat publike për atë që e ka quajtur super-skandali i abuzimeve të Ministrisë së Mbrojtjes. Në një dalje publike nga selia rozë, deputetit Braçe ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe disa drejtues të lartë për abuzime me tregtinë e armëve.

Braçe ka faktuar nëpërmjet dokumenteve se ministria ka vënë në shitje miliona fishekë dhe granata, që kapin vlerën e 200 milionë dollarëve. Ai ka thënë se tregtia e armëve në Shqipëri, është kthyer në një monopol të dy kompanive serbo-malazeze, “Montenegro” dhe “Unimeso”. Sipas Braçes, këto dy kompani kanë qenë përfitueset më të mëdha nga tregtia e armëve shqiptare, që kap vlerën e 200 milionë dollarëve. “Montenegro, kompania që drejtohet nga Zoran Domjanoviç dhe Unimeso, kompania serbe që ka marrëdhënie të forta me Meico, kanë marrë monopolin e tregtimit të armëve shqiptare”, ka thënë gjatë denoncimit të tij Braçe.

Në mbyllje, deputeti socialist tha theksuar sërish se armatosja e Shërbimit Informativ të Ushtrisë është në kundërshtim të plotë me ligjin, ku sanksionohet veprimtaria e këtij organizmi brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Por Ministria e Mbrojtjes i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Socialiste për tregëtimin e armëve përmes zëdhënëses së vetë që ka deklaruar se akuzat kanë degjeneruar në shpifje, ndërkohë që ka theksuar se publikimi i dokumenteve sekrete përmban shkelje ligjore, sipas Ora News.

“Pastrimi i ushtrisë nga plehrat e komunizmit do apo jo zoti Brace do të bëhet. Pavarësisht se PS është e vendosur në rrugën e bllokimit të integrimit, do ishte e pafalshme që Ministria e Mbrojtjes mos ta kryente këtë procedurë që konsiderohet si model botëror” tha ajo.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.