PS padit ministrin dhe drejtorin e MPPT: Financimi për RD është financim për PD, neni 21 i ligjit 'Për Partitë Politike'

Partia Socialiste ka paditur sot Ministrin e Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi dhe Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Andi Toma për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve bashkëpunim, të parashikuara respektivisht nga nenet 248, 258 dhe 25 të Kodit Penal.
Në një deklaratë dërguar nga zyra e shtypit e PS-së, në emër të deputetit Eduard Shalsi thuhet: "…Në ushtrim të detyrimit qytetar dhe ligjor për të kallëzuar faktet dhe rrethanat e paligjshme për të cilat kam ardhur në dijeni, si shtetas shqiptar dhe si anëtar i Parlamentit, përfaqësues i PS, ju parashtroj si me poshtë: Grupi Parlamentar i PS është informuar zyrtarisht nga ana e Ministrisë së PPT lidhur me shpenzimet e bëra ky institucion për publikime në mediat e shkruara 2006-2012. Konstatohet se Ministria e Transporteve nëpërmjet D.P.Rrugeve ka krijuar një skemë të kundraligjshme të financimit me fonde publike të aktivitetit të subjektit politik PD, si dhe individëve apo bizneseve pranë maxhorancës qeverisëse. Këto pagesa në vlera të mëdha monetare, për gazetën e PDSH, në fakt janë pagesa të drejtpërdrejta për subjektin politik PD, të kryera nga Ministria dhe D.P.Rrugëve me fonde publike, në kundërshtim me ligjin Nr.8580, datë 17.2.2000 “ Për Partitë Politike" - (neni 21 i këtij ligji thotë: “Ndalohet ndihma financiare dhe materiale nga qeveri dhe nga ente publike ose private të huaja, si dhe nga ente vendase publike ose me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror"). - Me financimin e subjektit politik PD më fonde publike, Ministri Olldashi, dhe Drejtori Toma kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës e parashikuar nga neni 248 Kodit Penal.
FOTO: Për drejtorin Toma nuk është hera e parë që do shkojë në gjyq me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në ëktë foto të agjensisë LSA shihet gjykatësi Sokol Toma dhe prokurori Arben Kraja, gjatë një seance në Gjykatën e Tiranës, në ngarkim të ish zv/ministrit të Transporteve, Armand Teliti dhe ish- Drejtorit të Rrugëve, Andi Toma, (dy personat ulur në të majtë) të akuzuar për shpërdorim detyre në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.
Add new comment