I paemancipuar... I paemancipueshëm

Bamir Topi ka dhënë sot paradite një intervistë në emisionin “Mëngjes me Endrin”, në televizionin AS. I pyetur për 2013-n, Topi foli për një rimodelim të skenës politike, madje e quajti atë “shumë interesant”
Tha Topi ndër të tjera: “Ju siguroj që brenda meje, duke marrë në konsideratë eksperiencën që kam si politikan, duke njohur shumë mirë politikën, konjukturat e politikës .. them që rimodelimi do të jetë shumë interesant në 2013-ën.”
Gjatë pjesës së intervistimit për Berishën ai tha diçka që fillimisht u duk sikur ishte një marsh prapa lidhur me deklarimet e mëparshme, por vijimi i frazës të jep përshtypjen e kundërt:
“...Në rast se unë kam deklaruar ‘i paemancipuar’, tani mund të deklaroj ‘i paemancipueshëm’, sepse ai vazhdon me këtë sjellje aspak qytetare, aspak politike me njerëz që kanë qenë dhe janë në institucione të rëndësishme të politikës shqiptare. I kam quajtur ‘halucinacione në një fazë të rënduar’ dhe do ishte shumë e dëmshme që këto të krijonin atë lloj pështjellimi, sepse nuk është problemi çfarë krijon tek unë, - tek unë nuk krijon asgjë, - është problemi çfarë krijon në mjedisin shoqëror dhe tek e fundit kthehen në një autogol, sepse njerëzit shikojnë këtë shpërthim, që unë në deklaratën për shtyp kam thënë që është një shpërthim që bëhet gjithmonë në prag të evenimenteve shumë të rëndësishme që janë garat elektorale, ku mesa duket edhe ai e ka të qartë që do të dështojë...”.
(A.N.)
Comments
E sakte nuk ka me , nuk e ka
<p>E sakte nuk ka me , nuk e ka thene cope qe eshte fshatar..............por e le te kuptohet....</p>
Sa me larg katundarizmit
Sa me larg katundarizmit malok aq me mire. E kam fjalen per mendesine dhe mungesen e vlerave qytetare te nje elite katundareske te ndertuar mbi pushtetin e dhunshem e te blere.
Add new comment