Thrilleri erotik i Podgorijes ndjell gazetat e Tiranës: Fshati i del krah “burrit të shnderuar”, s'e do të vrarën në varrezat e veta

E di çfarë ka ndodhur?
Unë s’e kam idenë.
Me ty rrinte gruaja?
Po, me mua.
Vinte në shtëpi?
Pse o ça ishte ajo, lopë ishte ajo, të kulloste e të vinte në shpi në darkë…!
Punonte?
Nuk e di.
Pse nuk e varrosët ju?
Unë ta marr? Atë s’e marrin prindërit e saj, pse ta marr unë..? Ça të varros unë… Ajo të varrosë veten e saj, siç e varrosi.
I vetëm në një shtëpi në dukje të varfër, Ylli Çoçka pi vazhdimisht cigare, ndërsa rrethohet nga gazetarë dhe debaton me ta për atë që i ka ndodhur së shoqes...
Përshkrimi më sipër është marrë nga numri i sotëm i së përditshmes MAPO. Gazetat kanë dy-tri ditë që merren gjerësisht me historinë e një krimi pasional në një fshat të vogël diku në jug të Shqipërisë: një 35 vjeçare kishte lidhje të njëkohshme jashtëmartesore me dy burra të tjerë të zonës. Të tre prindër fëmijësh. Një prej të dashurve të saj, në momente xhelozie (i ka gjetur duke kryer marrëdhënie seksuale) vrau gruan, të dashurin e dytë dhe më pas veten. Ai që flet më lart është bashkëshorti i 35 vjeçares. Pas thrillerit pasional që ka shokuar fshatin (me sa duket edhe gazetat kombëtare) ai nuk pranon ta varrosë bashkëshorten. Dhe krah i ka dalë i gjithë fshati. Banorët e tij, janë shprehur në të përditshmet e sotme se Ylli (kështu e ka emrin) “ka plotësisht të drejtë”. Të vdekurën e kanë marrë prindërit e saj për ta varrosur në një fshat tjetër. – A.N.
Comments
na mbyten te gjithe mediat e

na mbyten te gjithe mediat e tjera shqiptare me te vjellat e "Thrillerit erotik te Podgorijes". te pakten ketu te respublica.al te mos na dilte para syve...

Respublika ben shume mire qe

Respublika ben shume mire qe sjell problemet aq me teper kur ajo i sjell ne kete forme qe te tregon temen dhe ne se je i interesuar shkon tek linku per hollesirat. Une e dua Respubliken seps ajo me kursen kohen por edhe nervat mi kursen. Ti p.sh. e di temen ose ate mbi cka ndodhur, ne te pelqen shko zhgryeji ose qetesoi nevat neper linke., Mendoj se kjo eshte zgjedhja me e bukur e Mucit.

Pastaj per ate qe nuk e do fshati, mendoj se ajo grua e papermbajtshme ja u ka prekur te gjitha grave te fshatit erzin duke ua rrezikuar burrat dhe djemte e tyre, Nga ana tjeter burrat dhe djemte e fashatit nuk mund tu dalin para graave e motrave te veta sepse do te kompromentonin vehten.

Gazetare dhe media

Gazetare dhe media legena..........

Kjo eshte nje ndodhi qe

Kjo eshte nje ndodhi qe Respublika nuk ka se si ti shmanget sepse ka tre te vdekur. Dhe nuk eshte aspak i bezdiste me hollesira. Sa per ndodhine: ai nje burre qe burre i thencin, ajo nje mbeturine qe e meritonte nje fund te tille

Shkrimi informues dhe me

Shkrimi informues dhe me duket dicka normale. Ndersa komentet e bera nga talebanet e vegjel dhe injoranca me origjine dhe rrenje gjysem fshatareske dhe gjysem komuniste e ketyre "burrave sederllinj" te hap barkun. Keta maskarenj qe dite per dite kerkojne me cdo kusht te kene grua per ne shpi dhe dashnore per tu argetuar dhe disa arijne ndersa shumica mbase nuk mundin.

Per mendimin tim ajo eshte nje ngjarje e kryer nga nje idiot injorant qe e konsiderojne femren si lope qe mund ta perdorin dhe e kane pronen e tyre qe mos u a mare tjetri. Keta provincialo-kriminele perbejne shumicen e popullsise shqiptare.

Nje fjale thote qe i vdekuri duhet te respektohet pavaresisht rrethanave por mostra qe e mban veten per njeri thote nuk e varros dhe katundaret e thare ne tru i mbajne iso.

Kjo eshte e ngjashme me vendet arabe me psikologjine dhe menyren e veprimit te tyre..

Fatkeqsisht ky është

Fatkeqsisht ky është mentaliteti i shoqërisë sonë akoma sotë femërën e kosiderojmë plaçkë tregu e pra pretendojmë të ti bashkohemi një tjetër shoqërie që skemi asgjë të përbashkët ne shikojmë nga lindja dhe shoqëria tjetër shikonë nga perëndimi ndryshimi si dita me natën dhe për fatë të keqë ne na takon nata kurë do ta kuptojmë se për të zgjidhur këto probleme ka gjykata të cilat janë të detyrushme të zbatojnë ligjin ashtu si dhe ne në qoftëse duam të vemi atije ku jemi nisor dhe më duket shumë largë kemi 20 vjetë dhe akoma, të shpresojmë

"grua e papermbajtshme qe

"grua e papermbajtshme qe rrezikon burrat e djemte"

po pse, vetem e shkreta grua e meriton kete epitet, ndersa burrat jo, perse nuk i perzene edhe burrat e djemte e papermbajtshem nga fshati ?

Kur do te clirohemi nga kjo mendesi retrò kriminale...

Add new comment