Miliarderi gjeorgjian mund Sakashvilin. Deri tani partia e tij ka qeverisur pa opozitë.

Opozita gjeorgjiane ndodhet në krye të rezultateve të para në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e hënë (01.10) Pas numërimit të votave në një të dhjetën e zonave elektorale koalicioni "Endrra e Gjeorgjisë" e miliarderit Bidsina Ivanishvili ka arritur të fitojë 57 përqind të votave, bën të ditur komisioni zgjedhor në Tbilis. "Lëvizja Kombëtare e Bashkuar" e presidentit Michail Saakashvili ka fituar vetëm 38 për qind.
Megjithatë shifrat nuk kanë të bëjnë me mandatet direkte. Rezultatet ende nuk janë përfundimtare. Gati gjysma e 150 vendeve në parlament është e këtyre kandidatëve. Sakashvili deklaroi se partia e tij me mandatet e tyre do të ketë përparësi dhe me këtë shpreson që të ketë shumicën në parlament. Këto zgjedhje parlamentare në ish republikën sovjetike mbahen edhe si një votim për kursin pro-perëndimor të Sakashvili. Deri tani partia e tij ka qeverisur pa opozitë.
Gjatë natës së mbrëmshme atmosfera në ish republikën sovjetike ishte sikur Gjeorgjia të kishte fituar kamionatin botëror të futbollit. Koncerte, makina varg duke parakaluar, fytyra të gëzuara. Murgesha të veshura me të zeza mbanin në duar flamuj të vegjël me numrin 41, pozicioni në listë i koalicionit opozitar të miliarderit Ivanishvili.- A.N.
Portret i Ivanishvilit:
http://respublica.al/opinion/2012/09/08/portret-ivanishvili-...
Add new comment