SHBA, një shqiptar sfidon qeverinë: Të drejtën për cigare ma jep Zoti

Qyteza e San Rafael në SHBA ka vendosur të ashpërsojë ligjet mbi pirjen e duhanit. Sipas rregullave të reja që pritet të miratohen, duhanpirësit nuk do kenë mundësi të pinë cigare në qendër të qytetit, në rrugë në këmbë, në parqe, dhe sigurisht jo në banesa.
Ardian Totolaku, një emigrant shqiptar i papunë aktualisht shprehet se Zoti i ka dhënë të drejtë të pijë cigare dhe këtë nuk mund t’ia kufizojë qeveria amerikane. Atij i pëlqen të pijë cigare duke ecur poshtë pemëve në rrugët e San Rafael, madje dhe në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij. Por, së shpejti 44-vjeçari shqiptar mund të ndalohet të tymosë në vendet që ai frekuentonte më parë.
Këshilli bashkiak i San Rafael do të ndalojë pirjen e duhanit në më shumë se 40% të zonave në qytet. “Por, kjo nuk është e drejtë”, thotë Totolaku ndërsa tërheq një cigare nga paketa. “Qeveria po shkon tepër larg. Njerëzit vdesin sepse Zoti vendos që ata të vdesin, jo sepse pinë cigare”.
Por, Këshilli i Qytetit nuk i njeh ligjet hyjnore. Ata do të ndërhyjnë që të ndalojnë cigaren dhe marijuanën në apartamente, plot 10 mijë të tillë dhe 24 mijë godina.
Më shumë:
http://www.baycitizen.org/health/story/san-rafael-ëeighs-tough-smoking-ban/
Comments
Po te drejten per te mos

Po te drejten per te mos duruar tymin neper parqe, rruge, etj kush ta jep?

E bravo me të tillë njërzë

E bravo me të tillë njërzë mund të krenohemi

Trap, asgje me shume.

Trap, asgje me shume.

Kur e drejta jote cenon te

Kur e drejta jote cenon te drejten e te tjereve, ose me keq - shendetin e te tjereve, nuk eshte me e drejte por abuzim! Natyrisht nje vend per ta thithur ate te mallkuar tym duhet te kete, ndryshe do te ishte nje kufizim i lirise se individit.

Ajo administrata e San Rafaelit kalifornian do te duhej ne Shqiperi, ku ligjet miratohen dhe trumbetohen me te madhe, por s'aplikohen ndonjehere!

Nuk eshte albanistan ketu. Te

Nuk eshte albanistan ketu. Te keshilloj mos te pish cigare se policia eshte gati per spektakel.

Idiot all inclusive! As vete

Idiot all inclusive! As vete ai nuk e kupton ate qe thote.

Add new comment