TAP ka ende pengesa përpara, - shkruan WSJ. Dhe për disa është madje, arsye për të protestuar

Në një shkrim nga Alessandro Torello në Wall Street Journal thuhet se, pas përjashtimit të dy nga katër projektet, që konkurronin fillimisht për të sjellë gazin natyror të Detit Kaspik në Europë, Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruan të premten një marrëveshje mbështetjeje politike për Gazsjellësin TransAdriatik (TAP). Fakti që marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kombeve të Bashkuara i dha TAP-it një moment lavdie globale, - shkruan autori dhe shton: “TAP ka nevojë të dëshpëruar për mbështetje politike, që është thelbësore për zhvillimin e çdo gazsjellësi dhe tregon se qeveritë do të shpenzojnë kohë dhe kapital politik, që të sigurohen që projekti të bëhet funksional”.
Torello (është marrë në vijimësi me TAP) shkruan se deri pak muaj më parë, si Italia ashtu dhe Greqia mbështesnin një tjetër projekt gazsjellësi: Interconnector Turkey-Greece-Italy (ITGI), që mbështetej nga dy nga kompanitë e tyre të energjisë, Edison SpA dhe DEPA. ITGI u përjashtua nga konkurrenca për gazin Kaspik dhe marrëveshja e të premtes tregon se Italia dhe Greqia e kanë ndryshuar tashmë strategjinë e tyre dhe janë pozicionuar në kahun e TAP.
Por TAP gjithsesi do të kalojë disa pengesa përpara se ëndrra të bëhet e vërtetë. Mbështetja e qeverive do të bëhet shumë e prekshme në momentin që një kompani (e kontrolluar nga shteti) do të hyjë si një aksioner i TAP-it. Asgjë nuk është finalizuar akoma, por kompania italiane ENEL ka shfaqur interes për TAP-in prej muajsh, ndaj diçka mund të lëvizë. Disa analistë e shohin këtë partneritet si pika reale e kthesës në mbështetjen e vendit për gazsjellësin.
Ka dhe një tjetër sfidë për TAP-in: miratimi në nivel vendor. Në Itali psh, ku siç shkruhet në artikull, TAP-i do të duhet të punojë shumë që të fitojë zemrat e banorëve të Pulias, rajonit juglindor, ku gazsjellësi duhet të kalojë nëpër tokë, pasi të kalojë detin drejt Shqipërisë.
Hapi tjetër është që gazsjellësi të përfundojë miratimet rregullatore. Do duhet që të lëvizë shpejt: pronarët e gazit Kaspik po planifikojnë që të zgjedhin midis TAP-it dhe konkurrentit të tij Nabucco West (që do të kalojë në Europën qendrore) më e largëta deri në mesin e 2013-s. Pikërisht në atë kohë kur Italia do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme. – A.N.
TAP Pipeline Crosses a Hurdle
http://blogs.wsj.com/brussels/2012/10/01/tap-pipeline-crosse...
Add new comment