Avokatëve u ecin punët fjollë në Shqipëri... Atyre që janë marrë me zgjedhjet, ndoshta më fjollë nga të gjithë?

Postuar në 02 Tetor, 2012 14:15

Të përditshmet e Tiranës kanë dhënë në numrat e sotëm detaje rreth një grabitje në kasafortën e avokates Erinda Ballanca, brenda në banesën e saj në zonën e Bllokut, ngjarje për të cilën mes të akuzuarve është edhe një familjar i saj.

Shkruan PANORAMA:
Ngjarja ka ndodhur në banesën e avokates 39 vjeçare në zonë e ish-Bllokut në Tiranë. 900 mijë lekë të rinj është përllogaritur vlera e bizhuterive të vjedhura në kasafortën e avokates së familjes së kryeministrit, Erinda Ballanca… Sipas të dhënave të policisë Ballanca ka vendosur të jetojë veç familjes vetëm prej pak kohësh, pasi deri para pak muajsh ajo jetonte me të ëmën dhe familjen e vëllait.

Shkruan MAPO:
Në vendin ku ajo mbante sendet personale dhe bizhuteritë nuk kishte mbetur thuajse asgjë. Burimet e policisë thonë se menjëherë pas këtij konstatimi, avokatja e njohur ka njoftuar policinë e kryeqytetit për grabitjen. Në drejtim të banesës së vajzës së njohur të jurisprudencës, që ndodhet në katin e shtatë të një prej pallateve luksoze në zonën e ish- Bllokut, janë nisur hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe të Komisariatit të Policisë nr.2.

Apartament në zonën më të shtrenjtë të Tiranës. Dhe me një kasafortë të mbushur plot brenda. Hëm... Avokatëve u ecin punët fjollë në Shqipëri me sa duket. Thua të kenë patur edhe më tepër fat ata që janë marrë me zgjedhjet e fundit? Perndryshe do jetë rastësi që avokatja 39-vjeçare që ka mbrojtur jo vetëm familjen Berisha në disa çështje sensibël, por edhe kryebashkiakun e ri Basha gjatë spirales së përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë - ka patur ndryshime të rëndësishme në jetën e saj pikërisht “muajt e fundit” - siç thotë “Panorama” – A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.