Deputeti Strazimiri ka 'zgjidhjen magjike' për bojkotin e opozitës në Komisione

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:16

Ka politikë po ka edhe... bordero. Një "zgjidhje" që deputetët e opozitës që të mos largohen në shenjë proteste nga mbledhjet e Komisioneve parlamentare gjatë shqyrtimit të projektligjeve? E ka gjetur deputeti Gent Strazimiri. Të djathtët kanë menduar që t'u përgjigjen me sanksione financiare, protestave politike të kolegëve të tyre të majtë. Do t'u mbahen lekët nga paga, ashtu siç ndodhi në periudhën kur deputetët e opozitës bojkotuan parlamentin për çështjen e hapjes së kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2009-s.
Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, propozoi dje pas largimit të deputetëve të opozitës që listë- prezenca e tyre në komisione të mbahet "në fund të mbledhjes" jo në fillim të saj.
“Listë-prezencën e komisionit që përcakton kuorumin që ka pasur komisioni gjatë punës së tij dhe mbi të cilën vendoset edhe pagesa për këtë mbledhje - ta kalojmë në fund të mbledhjes dhe jo në fillim të saj. Kolegët socialistë përveç detyrës politike që bënë dhe propagandës që bënë këtu firmosën sikur e kanë bërë punën që duhet të bënin. Firmosën dhe tani ikin. Ata vijnë për të firmosur dhe për të ikur. Ju lutem firmat të mblidhen në fund të mbledhjes së komisionit. Kush ka punuar ai duhet të marrë paratë e taksapaguesve” - propozoi Strazimiri dhe propozimi procedural u pranua edhe nga deputetët e tjerë të mazhorancës.
Pritet për t’u parë nëse ky rregull do të zbatohet edhe nga vetë deputetët demokratë, pasi fenomeni i plotësimit të listë-prezencës nga deputetët në fillim të mbledhjes është mëse i zakonshëm për të zgjedhurit e të dy forcave politike.

Comments

Submitted by astrit (not verified) on

<p>Mospjesemarrja, bojkoti e te tjera si keto jane forma aksioni politik. Nese opozita e shikon te drejte ajo bojkoton. PD e ka bere dje, PS e ben sot dhe PD mund ta beje prape neser.</p><p>Sanksionet per opnionet ndryshe te opozites jane precedente te rrezikshem.</p>

Submitted by lionel (not verified) on

<p><em>Kolegët socialistë përveç detyrës politike që bënë dhe propagandës që bënë këtu firmosën sikur e kanë bërë punën që duhet të bënin</em> - thote ky medemek deputeti. C&#39;eshte ky nivel mor aman... Po cila eshte &quot;puna e tyre&quot; o ti Gentjan a si e ke emrin. Po sikur te te them une si votues i tyre ty qe &quot;puna e tyre&quot; eshte te&nbsp;pengojne ate Saliun qe te dha ty mandat deputeti, te vjedhi prape zgjedhjet, si do pergjigjeshe ti?&nbsp;Apo &quot;puna e tyre&quot; sipas teje eshte te bejne ate qe do ti dhe jane ne rregull? Aman o njeri, bejani yzmetin prej yzmeqari atij Saliut qe jua fut ne goje mandatet si banane, por mos u beni kaq karagjoza e kaq te pafytyre, o ju hengert dreqi, race skllave mediokresh</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.