Topalli, "thirrje 200 grave lidere nga e gjithë bota që.. të mos kenë frikë!" Nga duhet të kthejmë prozhektorët - thotë

Në një samit ndërkombëtar në Prishtinë për të drejtat e grave, ka qenë sot edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. I hodhëm një sy pasqyrimit të këtij aktiviteti në faqen zyrtare të Kuvendit. E para gjë që bie në sy? Një përpjekje naïve e gati komike për të theksuar e riktheksuar disa herë që Topalli mbajti një fjalë para "200 grave lidere nga e gjithë bota", madje u bëri edhe thirrje që .. të mos kenë frikë. Ja një nga fjalitë e njoftimit zyrtar të KSH: "Në fjalën e saj përpara rreth 200 grave lidere nga e gjithë bota, Kryetarja e Kuvendit i bëri thirrje çdo gruaje, çdo nëne, çdo bije: “Mos rrini mënjanë, mos u nënshtroni, “Mos kini frikë”. Thuajse në të gjitha fotot që janë zgjedhur për të shoqëruar fjalimin, shihet Topalli dhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright, 199 gratë e tjera "lidere nga e gjithë bota", me sa duket stafi i faqes i ka konsideruar jo në lartësinë e mjaftueshme për t'u klasifikuar në njoftim.
Ja disa nga fjalitë e znj.Topalli të shkëputura nga fjalimi në faqen zyrtare të Kuvendit:
“Ne e dimëse të jesh grua nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është një gjë e lehtë. Por është diçka mahnitëse. Është ndryshim. Është paqe. Është jeta. Ne e dimë, se ndërtimi i demokracisë nuk është i lehtë. Ruajtja e saj është akoma dhe më e vështirë. Lexoj shpesh se “gruaja është agjent ndryshimi”. Është e vërtetë, por mua më duket pak e ftohtë… Kush mund të thotë se ne që lindim e rrisim fëmijë nuk duhet t’i përfaqësojmë ato njëlloj si burrat në Parlament? Kjo jo vetëm nuk është e drejtë, por nuk është as e zgjuar… Ndryshimet e vërteta sot janë midis atyre që shikojnë drejt së ardhmes dhe atyre që kacavirren mbas së shkuarës. Mes atyre që janë largpamës dhe atyre të vendosur për të treguar grushtat…Studimet e fundit thonë se gruaja është edhe më inteligjente. Unë dua që politika të ketë me mijëra zonja si Albright, me mijëra zonja si Thatcher, me mijëra zonja si Clinton, me mijëra zonja si Merkel… Çdo grua duhet të nxjerr në pah virtytet e saj, forcën e saj. Ne duhet të kthejmë prozhektorët tanë (prozhektorët? Uau!) tek ato gra që kanë punuar dhe punojnë për të ndryshuar botën…" etj - A.N.
Citimet nga:
Comments
grua e mençur shume,s'ke
<p>grua e mençur shume,s'ke ç'thua!200 gra lidere pas ketij fjalimi te"mall"te jozit kane dale nga salla dhe i kane shkly per zhelash burrat fatkeqe qe u gjenden aty verdalle.Nuk eshte shaka te te shklyjne 200 li-der(r)et e jozefines.Me plum ballit or ti shoq!</p>
Eshte kulmi te degjosh nje
<p>Eshte kulmi te degjosh nje idiote te tille... ! </p>
Kujdes me ato prozhektoret
<p>Kujdes me ato prozhektoret zonja Topalli,se ato nga nje here,si edhe kamerat qe i shoqerojne, drejtohen nga shalet e grave dhe pastaj vu fotot e diciturat pronografike per grate celebre,qe nga nje here "harrojne" apo s'kane kohe te veshin ato,me falni breckat e vockla! Por ne shqiptaret kemi edhe ato shprehjet e flamosura: njerez "te pabreke"(dmth te varfer),"breke grisura"(dmth te varfra)!Le po do te na nxjerr ne shesh keshtu varferine dhe do te nxjerre se jemi vite drite larg asaj Gjermanise "shqiptare",te lulezuar e zhvilluar me hapa vigane e perqindje aq te larta zhvillimi! Kujdes,pra,zonja kryetare, nga minifundet dhe ulja "kembekryqezuar" ne karreklat e larta te ceremonive publike nderkombetare! Dhe nje kujtese tjeter,ato grate lidere te medha qe permendet,vijne nga popuj e vende te medha e me tradita demokratike dhe jo nga nje vend i varfer dhe ne zhvillim si Shqiperia e vjedhesave dhe manipolatoreve te votimeve,te vrasesve te Gerdecit dhe demostruesve para kryeministrise,te nje nder vendeve qe permenden me shume per korrupsion te larte te qeveritareve,parlamentareve dhe gjyqtareve,ej!</p>
Add new comment