"Kemi ardhur të festojmë..."

“Nuk mund të mos bie dakord me gjithçka që Kryetari i Bashkisë, z. Basha tha…Unë kam ardhur këtu sëbashku me familjen time, sëbashku me fotografin e nderuar z. Fadil Berisha, në mënyrë që ne të festojmë dhe në fakt ky është një festim. Jemi shumë të kënaqur të shohim këtë lloj ndërthurje të artit, arkitekturës dhe të festës që ne bëjmë këtu. Në fakt, jemi këtu për të festuar dhe jam këtu gjithashtu për të treguar premierën e dokumentarit tonë, “E dashur Shqipëri”.. Do të doja t’ju thoja se për mua është vërtet një emocion i jashtëzakonshëm dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur që gjendem këtu dhe të festojmë sëbashku”.
Fjalitë e mësipërme janë të Eliza Dushkut, aktores shqiptaro-amerikane e cila është rikthyer në Tiranë dhe ka dalë përpara mediave sërish me kreun e bashkisë së qytetit Lulzim Basha. Në faqen online të Bashkisë së Tiranë lexohet: "Tirana është kthyer në këtë javë të parë të tetorit, në qytetin e artit, modës, arkitekturës dhe urbanistikës. Si asnjëherë më parë në sheshin “Skënderbej” janë mbledhur së bashku aktorë të Hollivudit, fotografë, modele e stilistë me famë botërore…"
Vetë Basha citohet të ketë folur për një "festë për shqisat".
Tha Basha ndër të tjera: “Është rikthyer në Tiranë, ambasadorja jonë e shkëlqyer në botë Eliza Dushku… Të shtunën, bukuritë e botës nëpërmjet lentes së Fadil Berishës do të ekspozohen në hollin e Pallatit të Kongreseve, si një parathënie për sfilatën e bukurosheve shqiptare…Është një koktej arti, arkitekture, urbanistike dhe yjesh. Shpresoj që jo vetëm ekspertët por edhe qytetarët e Tiranës ta shijojnë sa më mirë këtë 3-ditësh, i cili pa dyshim është parathënia e një tradite që Bashkia do të ndërtojë edhe në vitet e ardhshme, një festë për shqisat, një kurim dhe frymëzim…" etj - A.N.
Citimet nga:
http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Basha:-Shpirti-i-...
Comments
Do pyetur njehere lart e
<p>Do pyetur njehere lart e poshte sa ka qene ceku per kete "atdhedashuri"............</p>
Dava fshataresh. Eliza Dushku
<p>Dava fshataresh. Eliza Dushku i paska marre ca lek.</p>
Add new comment