Ndahen çmimet alternative Nobel

Postuar në 04 Tetor, 2012 16:19

Çmimi alternativ Nobel për paqe i është ndarë këtë vit mjekes afgane Sima Samar (në foto). "Sima Samar nderohet për angazhimin e saj në luftën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për të drejtat e femrave, - u kumtua në Stokholm. Në dedikim lexohej gjithashtu: "Në veçanti vlerësohet guximi dhe vendosmëria për t'u angazhuar në atë pjesë të botës të përfshirë nga lufta dhe konfliktet".

Samar konsiderohet këtë vit edhe si një prej kandidateve më serioze për çmimin Nobel për paqen. Një çmim tjetër në vlerën prej 50 000 euro i është ndarë shkencëtarit amerikan Gene Sharp, për strategjinë e rezistencës paqësore. Me çmimin alternativ për paqe është nderuar edhe fushata britanike kundër tregtisë me armë. Ndërsa çmimin e nderit, (për të cilin nuk jepen para), e mori turku Hayrettin Karaca, për angazhimin e tij në mbrojtjen e mjedisit.

Çmimet alternative Nobel për paqen ndahen që nga viti 1980, pak para ndarjes së çmimeve zyrtare Nobel. Me këtë çmim nderohen dhe shpërblehen njerëz dhe organizata të cilat "japin përgjigje praktike ndaj sfidave më të mëdha të kohës së sotme".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.