FRD dhe AK i thonë “jo” Ramës pas ftesës së tij për aleancë parazgjedhore (për momentin)

Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi refuzojnë prerë ftesën e kreut të PS, Edi Rama për koalicion në zgjedhjet e 2013, sipas Ora News.
Një nga themeluesit e FRD-së, Aleksandër Biberaj thotë se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me asnjë parti qoftë kjo PS, PD apo LSI.
Ndërkaq Kreshnik Spahiu thotë se Aleanca Kuq e Zi ka mision të saj largimin nga pushteti të shtetasit Sali Berisha para 100 vjetorit të pavarësisë, andaj nuk mund të ketë koalicion me një parti që për të arritur këtë pret zgjedhjet e 2013-tës.
Një ditë më parë, kryesocialisti Edi Rama gjatë një emisioni televiziv i ftoi si AK dhe FRD ti bashkoheshin frontit opozitar drejt selisë rozë, duke apeluar Bamir Topin dhe Kreshnik Spahiun të pozicionohen qartë në lidhje me aleancat për zgjedhjet.
Mospranimi i këtyre dy forcave të djathta për të hyrë në Aleancë me PS-në e majtë, duket se për herë të parë po përvijon pozicione që nuk kërkojnë thjesht të vijnë në pushtet me aleanca të sforcuara. Më parë kemi pasur rastin të shohim në bashkëqeverisje parti me profile të papërputhshme (si për shembull, një partie çame dhe një pro-greke, një parti për republikë me një për mbretin, një të pronarëve me një populiste, etj).
k.c.
Comments
zoti Nano ! eshte

zoti Nano ! eshte e qarte se ndodhemi perpara nje situate politike anomale ku dy kreret me ide te majta e populiste,

aspak moderne e aspak demokratike e kane kapur peng politiken shqiptare dhe nuk lejojne te tjere.

Nderkohe, ka te tjere qe nuk jane as me njerin e as me tjetri dhe kane te njejtat te drejta per te qene te pranishem

ne skenen politike shqiptare mr shanse te barabarta.

mendoj se artikulli baskengjitur ja vlen te botohet.

As me Salën e as me Edin

E majta shqiptare është angazhuar kohët e fundit në një fushatë triumfaliste qëllimi i së cilës mund të përmblidhet në pak fjalë: Shqipëria është në gjendje mjaft të keqe deri në prag katastrofe dhe atë mund ta shpëtojnë vetëm ata, Partia Socialiste, që shkruesit e identifikojnë me Edvinin, të cilësuar Lideri (nuk po më kujtohet si i thonë në gjermanisht kësaj fjale), dhe me programin “tepër konkret” që pretendojnë se kanë (mundet dhe e kanë në mendjen e tyre).

Pas 21 janarit në Shqipëri jeta politike, por edhe ajo ekonomike, u bllokua për shkak të qëndrimeve ekstremiste të Saliut, i cili shpiku grushtin e shtetit, për të kryer ai, një grusht real, me synim marrjen në dorën e tij të të gjithë pushteteve sipas parullës staliniste “gjithë pushteti sovjetëve”, por dhe për të fshehur krimin, vrasjen e 4 martirëve në fund të demonstratës, kur turma ishte duke u shpërndarë, vrasje e cila duhej të hetohej me paanësi vetëm nga Prokuroria dhe jo nga inkuizitorët halemër të Saliut.

Do të ishte diçka normale që, për çka ndodhi, të gjobiten organizatorët e demonstratës për dhunë ndaj policisë, ashtu dhe ushtruesit e saj e jo pjesëmarrësit e qetë, siç janë dhe praktikat perëndimore: për prishjen e rendit publik dhe rezistencë e dhunë ndaj policisë. Shfaqje të tilla i shohim, shpesh madje edhe më të dhunshme, në çdo vend të perëndimit, por atje policia nuk shtie kurrë mbi turmën e paarmatosur edhe në se tremben qeveritarët. Prandaj vrasësit dhe urdhërdhënësit duhet të dënohen rreptësishtë. Deri atëhere nuk do të këtë qetësi.

Në vendet demokratike është e drejta e qytetarëve të protestojnë ndaj politikave te qeverisë, kundër varfërisë, për drejtësi sociale, për votën e lirë e për çdo gjë tjetër, gjithë duke respektuar ligjet e vendit, madje edhe pa marrë leje tek administrata, por nuk kemi parë që të hedhin valle para zyrave të pushtetit si në kohën e Dullës, prandaj mos ja kërkoni këtë opozitës.

Është detyrim madje dhe i intereson politikës që të marr në konsideratë mendimin e një pjese të popullsisë, jo më kur është sa vetë mazhoranca, edhe që të mos ndëshkohet nga vota nesër. Sigurisht, ky nuk është rasti i vendit tonë, ku vota vidhet dhe qeveritarët thonë se jemi të ligjshëm, meqenëse ligjin e pa drejtë dhe aspak demokratik e hartuan bashkë, për interesat e tyre, të dy partitë.

Pa u mbyllur ende hetimi dhe pa u nxjerrë ende përgjegjësitë për këtë masakër te pashembullt në këto 15 vitet e fundit, filloi fushata për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. ajo u shqua për dhunë e mitingje marramendëse dhe u kurorëzua (veç vjedhjes së votës në komuna e bashki) me farsën e Tiranës. Veprimet banditeske të Ristanëve me shokë e shoqe për ti dhënë me çdo çmim Tiranën Lulit, duke i numëruar dhe votën “vrasës”, do të ketë ndikim afatgjatë në jetën politike sociale të vendit dhe pasoja në ekonominë e shqiptarëve jo milionerë, me pasuri të vënë si qeveritar e të tjera aktivitete të ndaluara nga ligji por të lejuara për disa. Kjo dhunë dhe arrogancë politike ka thelluar akoma më shumë hendekun ndërmjet popullit të djathtë e të majtë.

Ka kaluar më shumë se një vit qysh atëherë dhe gjendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve për shkak të politikave të dështuara ekonomike, ka ardhur duke u përkeqësuar në të gjitha aspektet, sa që sot jemi në prag të katastrofës. Tashmë shumica dërrmuese e shqiptarëve, përjashto profiterët, gjykon se në Shqipëri sundon krimi, bandat e qeveritarëve ose kriminelëve që qeveria i lejon, sundon korrupsioni, sundon padrejtësia, e të gjitha këto të inkurajuara nga heshtja e shumicës, por jo më pak dhe nga sehiri që bëjnë të huajt që janë në Shqipëri, për të na drejtuar, korrigjuar e mbikëqyrur. Ata shohin veç burra shteti dhe përparim.

Fakti, që ata që nuk marrin pjesë në votim janë të shumtë, tregon se jo të gjithë shqiptarët bëjnë pjesë në përkrahësit e Saliut apo të kundërshtarit të tij - Edvinit. Pra, ka shumë shqiptarë që nuk besojnë se jetojmë në vendin më të mirë e më të përparuar të botës, perlën dhe ëndrrën e turizmit botëror, ashtu edhe të tjerë që nuk besojnë në një politikë të re, apo as të majtë dhe as të djathtë, me një program 1000 faqesh (përpara zgjedhjeve të 2009-ës), apo një program 90 faqesh me bojra për Rilindjen Kombëtare, me fraza të përgjithshme e shpesh ambigue, që i gjen në çdo manifest të majtë evropian, thuajse pa shifra e rrugë reale për zgjidhjen e problemeve konkrete të popullit tonë.

Edvini dhe Saliu nuk duhet të harrojnë se kjo gjendje është rezultat i pazarit të fëlliqur të prillit 2008, kur ndryshuan Kushtetutën, që të mbesin përjetë vetëm ata të dy në skenën politike shqiptare, e ne të jemi të detyruar të zgjedhim vetëm ndërmjet tyre. Me atë akt ata treguan se janë bartës të të njëjtës mendësi përjashtuese e komuniste për ata që mendojnë ndryshe. Mjafton ky fakt për të mos qenë me ta e për të mos votuar për ata. Edhe me opinionin e fundit arrogant për Topin, Lideri tregoj intolerancën e vet e një përbuzësi për njerëzit që nuk janë me të, duke treguar mendësinë e tij prej sundimtari feudal, njëlloj si Saliu kur flet për “cicërimat” e tij.

Shqiptarët e tjerë kanë të njëjtat të drejta me dy grupimet e mësipërme, të jetojnë këtu dhe të përfaqësohen në politikë e të ndikojnë në të. Për shumë shqiptarë të dy këto grupime klienteliste me programet dhe sjelljen e tyre nuk janë as të majtë e as të djathtë, prandaj ka vend dhe për të majtë dhe të djathtë të tjerë dhe aq më tepër të qendrës, ka vend pra edhe për ata që nuk janë as me Salën dhe as me Edin, që ëndërrojnë, si në dhjetor’90 një Shqipëri demokratike , që duan liri e demokraci. Me sa duket, ata duhet të presin një dhjetor të dytë.

Si përherë në këto vite që nga zgjedhjet për kryetar të PD-së në shtator 1991 e deri më sot Saliu është në ethet e padurimit (frikës së humbjes) në zgjedhjet. Përvoja e tyre që kanë qenë pranë tij tregon se turbullimi emotiv për të fillon që 5-6 muaj para zgjedhjeve e shfaqet me fjalime e dalje të përditshme në publik që ja shumëfishojnë mediat , prona të tij, duke folur për gjithçka madje duke thënë dhe të kundërtën e asaj që ka thënë vitet e mëparshme , duke kalëruar nga një cep në tjetrin, nga energjia bërthamore në atë të rinovueshme mjafton që të jenë premtime të bujshme, e të pres shirita si dikur Lymi me Edin me të cilët ai tallej. Por, kohët e fundit ai mendon se Shqipëria është si shtëpia e tij në Vuçidol, ku ai, si i pari i saj, mund të bëjë gjithçka , ta shes, ta fali, ta djeg etj. Me mentalitetin e tij të kohës së bashkësisë fisnore e si komunist i thekur ai mendon se është misionar dhe pronar edhe i njerëzve që jetojnë këtu në “pronën e tij”. Ne shohim shpërdorime, vjedhje, korrupsion që bëhen sheshit nga familja & shokë, vrasje, aksidente dhe ai na flet për përparim për digjitalizim e hidroberishizëm. Ai shtigjet e asfaltuara, që marrin për ditë jetë njerëzish, i quan autostrada dhe ua jep për t’i projektuar dhe ndërtuar klientëve të tij, duke vjedhur djersën e gjakun e shqiptarëve. Nga ai mund të presësh gjithçka, vetëm jo përparim dhe qytetërim, Ai na kujton mbretin Midas, të miteve të lashtësisë, të cilin perënditë e dënuan që gjithçka që prekte ti bëhej flori e të mos e hante dot, ndërsa këtij gjithçka që prek i pëgëret.

Kudo në botë njerëzit shpresojnë tek opozita, tek lufta dhe përpjekjet e saj për ti dale zot popullit , këtu kjo nuk po ndodh. Këtu kryetari cicëron, ndërsa luftojnë, e duhen respektuar, vetëm Taulanti dhe Erjoni, sepse të tjerët ose janë servile të Liderit, ose duhet të jenë të zënë në konflikt interesash, e duan ta kenë mire me qeverinë e Saliut. Njerëzit presin veprim për të bllokuar rënien ekonomike dhe shitjen e vendit serbo-grekëve. Edvini premtoi 300 ditë gju më gju me popullin alla Enver, prandaj me të drejtë njerëzit e zakonshëm, pra shumica, kanë të drejtën të pyesin: çfarë dhe si do ta bësh ? me fjalë të pakta e shifra të sakta, me zgjidhje realiste pra të mundshme, sipas një programi të detajuar për të interesuarit, ndërsa të thjeshtë e konkret për shumicën e popullit.

Duam të dimë a do të jetojmë më mirë dhe më të sigurt në vitet që po vinë dhe me të ardhme për fëmijët tanë, njerëzit, apo të nisemi nga këmbët sytë për të mos u kthyer më. Shqipëria po vidhet dhe me ndihmën e të huajve, pasi paguajnë familjen. Partia Socialiste, në fakt dy tre veta protestojnë, ndërsa shumica me sa duket pret radhën (e quajnë rrotacion!!) që të vazhdojnë si Saliu këtë rrugë, dikur të Fatosit dhe Ilirit.

Partia Socialiste urgjentisht duhet te mbledh Asamblenë e të marrë vendime për rishikimin e kontratave korruptive e fiktive të koncesioneve për vjedhjen e pasurive kombëtare, dhe kthimin e sovranitetit mbi këto pasuri kombëtare, e kanë bërë dhe vende të tjera e asnjë hajn i huaj nuk ka bëzajtur. Në cilin vend të botës bëhet shitja e rezervave nëntokësore siç po bëhet me naftën dhe gazin, kush shet bregun e detit, ajrin, ujin dhe nëntokën me minerale, më thoni një veprim të tillë. Le të jenë bërë me Ligje. Kur ligji bëhet për të mundësuar vjedhjen është i jashtëligjshëm. Edhe Enveri me Ligj vriste, por askush nuk ka të drejtë të thotë se e kishte të drejtë. Për këtë socialistët duhet të paralajmërojnë SHBA dhe Bashkimin Europian si dhe vendet mike, që të mos ankohen nesër.

Në këtë aspekt ata duhet të kontrollojnë jo vetëm Saliun por dhe të tjerët e kemi fjalën për vitet 2000-2005, e po përmendim Aeroportin e Rinasit, Raiffaisen Bank, dhe Bankën Kombëtare Tregtare, që u shit paturpësisht për vetëm 1 dollarë. Kush na vjedh duhet të vejë në vendin e caktuar për hajdutët.

Edvini duhet të na flasë qartë, konkretisht e ma shifra për financat publike, taksat, shpërdorimet e Bankës së Shtetit, kontrabandën dhe trafiqet, korrupsionin regjistrimin dhe verifikimin e pasurive (pa të cilën nuk luftohet korrupsioni), e mbi të gjitha si do të veprojë, në çfarë afatesh do të veprojë, ndryshe le të mbajmë Saliun se mbase nuk do të vjedhë më shumë, se shokët e Edvinit nesër, sepse është majmur.

Edvini duhet të na flasë për krimin, rendin publik, dhe drejtësinë dhe të na thotë na thotë çfarë do të bëj dhe në çfarë afatesh do t’i bëjë. Edvini duhet të na flasë për pronat , për një masakër e cila sipas Majkos filloi me PS. Nuk ka deputetë e politikanë të PS që nuk ka vila në bregdet. Të na thotë konkretisht për kthimin e trojeve të vjedhura (shtetërore e private) në qytete e bregdet e a do të kthehet tek i zoti, po kështu për pronën në fushë dhe po ashtu dhe për të përndjekurit, kur do të kompensohen, brenda sa kohësh do të kompensohen, dhe sa kategori të tilla do jenë sipas moshës dhe vite burgu që kanë bërë. Të njëjtën gjë ai duhet të na i thotë për infrastrukturën dhe urbanizimin , zaptimin dhe legalizimin, e për shumë e shumë të tjera e të tjera maskarallëqe që po ndodhin për ditë në Shqipëri. Për arsimin e degraduar të kthyer në një mjet fitimi për licencat politike që kanë marr, për shëndetësinë në gjendje të mjeruar, si çiflig për partitë e vogla, për mjedisin që po e kthen vendin në kazan plehrash e që nuk po lenë pyll pa shkrumbuar. Jo vetëm kritika e akuza por dhe veprimet që do kryejnë.

Por gjithashtu duhet të na mbushi mendjen se partia e tij është e demokratizuar, se kandidatët për kryetar e për deputet nuk i emëron Lideri, por i zgjedh anëtarësia, sipas parimit një anëtarë një votë, e që vendimet merren kolegjialisht, sepse Shqipërinë mund ta bëj demokratike vetën një parti e demokratizuar. Dyshojmë se Partia Socialiste është e tillë. Madje sa më shumë të mburren për këtë aq më pak janë të besueshëm sepse, si thotë fjala e urtë, “njerëzit mburren për virtytet që ju mungojnë”

Unë jam ndër ata që nuk besoj se “Lideri” do t’i bëjë çka treguam më sipër, sepse duhet të akuzojë dhe të vetët dhe PS-në për vitet 1997-2005, gjë që deri më sot nuk e ka bërë; nuk besoj se di se çfarë duhet të bëjë, sepse nuk i kam dëgjuar gjatë këtyre 7 vjetëve ndonjë propozim konkret, përveçse fjalimeve me fjalë të përgjithshme. Prandaj si shumë e shumë shqiptarë nuk jam as me Saliun dhe as me Edvinin, as dhe me të tjerët, derisa të na tregojnë rrugën e shpëtimit, as me frymë e as me beneluksa, as se janë misionarë dhe as me parulla populiste, por konkretisht, me një road map dhe timetable , me njerëz dhe anëtarësi që do ti zbatojnë, ndryshe nuk ka pse të harxhojmë votën për sundimtarin e radhës, që do të bëhet pronar i një çifligu: i shtetit, i popullit, qoftë ky blu apo i kuq , apo ndonjë me ndonjë ngjyrë të re. Por, përpara së gjithash duhet të na ktheni votën e lirë, të ndershme e të barabartë, një e drejtë legjitime që na e vodhët ju të dy, me miratimin ose heshtjen e ambasadorëve dhe osbe-istave. Me sa duket nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që në të ardhmen shqiptarët do të zgjohen dhe do të binden që po ecin në rrugë qorre dhe vetëm atëherë do të vijë shpëtimi.

Keno Kotorri

Levizje e bukur kjo, bravo!

Levizje e bukur kjo, bravo! Jo aleancave paraelektorale, po atyre pas-elektorale, me te vetmin qellim heqjen qafe te dikatorit Berisha. Dhe nese kuotat e votave jane ato te sondazheve, LSI, PBDNJ e pislleqe te tjera si keto, dalin te pavlera, perfundojne perfundimisht ne koshin e pleherave qe meritojne!

O njerez normale! Çlirohuni

O njerez normale! Çlirohuni nga militantizmat e fanatizmat ideologjiko-politike. 4 martiret e 21 janarit i vrau Zoti. Ata u ngriten nga vendet ku ishin ne mergim dhe erdhen ne nje proteste paqesore. Ç'u duheshin shkopinjte e tullat?! Ishin mijra protestues, pse shkoi plumbi tek ata? Te mençurit u kishin hipur makinat dhe ishin ne udhetim per ne rrethet e tyre sa filloi protesta me shkopinj mbi policine. Ndersa ata, qe s'ishin aspak heronj rrine prane kangjellave te kryeministrise... E kishin te shkruar nga Zoti. Lerini bla-blate. Po te ishte per te vrare nga qeveria vriteshin deputetit. Te ishte vrare nje deputet ne balle te turmes, do ta quaja vertete hero. Ne jemi budallenj, qe sakrifikojme, per t'u dhene material propagandistik politikaneve. Kur te vriten atane balle te protestave, do t'i bejme heronj pa hezitim

Add new comment